Zjarri në ishullin Maui të Hawaiit, është shënuar si më vdekjeprurësi në SHBA që nga viti 1918. Gjatë këtyre ditëve 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve
Numri i të vdekurve në ka tejkaluar atë të zjarrit të Camp Fire, zjarrit të vitit 2018 në Kaliforni që fshiu qytetin e vogël të Paradise nga harta nga ku humbën jetën 86 persona. Megjithatë sipas autoriteteve venndase nummri përfundimtar I jetëve të humbura pritet të jetë shumë më I lartë, teksa raportojnë se janë ende një mijë të zhdukur dhe vetëm 3% e zonës së shkatërruar nga flakët është kërkuar deri më tani.
Zjarret në ishullin Maui të Havait kanë detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen dhe kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas.
Zjarret janë fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse e shtetit që nga një cunami në vitin 1946, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 njerëzve në ‘Big Island’, që nxiti zhvillimin e sistemit të emergjencës në të gjithë territorin që përfshin sirenat, të cilat bien çdo muaj për të testuar gatishmërinë e tyre.
Tre ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse banorët kishin marrë ndonjë paralajmërim përpara se zjarri të përpinte shtëpitë e tyre.
Skena të tilla shkatërrimi janë bërë shumë të njohura edhe në vende të tjera të botës gjatë kësaj vere. Zjarret, shpesh të shkaktuara nga i nxehti rekord, detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës. Në Kanadanë perëndimore, një seri zjarresh jashtëzakonisht të rënda dërguan re tymi mbi sipërfaqe të gjera të SHBA-së, duke ndotur ajrin.
Lajmi kryesor:
Qindra viktima dhe mijëra të zhdukur, zjarri në Hawaii më shkatërrimtari i 100 viteve të fundit! Qyteti historik i kthyer në gërmadhë, 1 vit burg kush futet në Lahaina
M.T/ReportTv.al