Autoritetet turke kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me kërkimin e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri. Mediat turke bëjnë të ditur se ai fshihet në shtëpi të mbrojtura nga mafia, duke përdorur shumën e madhe të parave që Özer solli me vete u përdor si ryshfet, duke u fshehur nga ish administratorët lokalë dhe mafia në Shqipëri.
“Hurriyet” raporton se policia turke nuk ka gjetur edhe tre personat më të afërt të tij në kompani krahas tij duke shtuar dyshimet se ata ishin në dijeni të mashtrimit të rreth 400 000 investitorëve duke shkaktuar një dëm kolosal kryesisht në Turqi pas shpalljes së falimentit.
Në kërkim janë edhe programuesi kryesor i kompanisë Oral Çinar; financieres Rana Azap dhe bashkëshorten e vëllait të tij Gyven Ozer, Zuhal Özer .
Nuk dihet ende se ku gjenden ata, ndërsa në lidhje me Ozer mediat kanë bërë të ditur më parë listën e vendeve ku ai ishte fshehur.
Faruk Fatih Ozer u largua nga Turqia më datë 18 prill duke marrë me vete edhe një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash.