Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit të Elon Musk, i cili bëri me dije se ka krijuar një parti të re politike, të quajtur “Partia e Amerikës”.
Pasi e përshkroi vendimin e miliarderit për të krijuar një parti të re si “qesharake”, duke kujtuar se Partia Republikane është shumë e suksesshme, presidenti amerikan përmes një postimi në platformën “Truth Social” deklaroi se ish-aleati i tij “ka dalë nga binarët”.
“Jam i trishtuar që shoh se Elon Musk ka dalë nga shinat. Ai dëshiron të krijojë një parti të tretë politike, edhe pse ato nuk kanë pasur kurrë sukses në Shtetet e Bashkuara. Sistemi nuk duket se është projektuar për to. E vetmja gjë në të cilën partitë e treta janë “të mira” është të shkaktojnë kaos, dhe ne tashmë kemi mjaftueshëm kaos me demokratët e së majtës radikale, të cilët kanë humbur si besimin ashtu edhe mendjen e tyre”, shkruan ndër të tjera Trump në postimin e tij.
Ndërkohë edhe manjati i teknologjisë nuk e la pa një përgjigje postimin e Trump.
“Çfarë është Truth Social? As që kam dëgjuar për të,” komentoi pronari i X.
Komente
