Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Bota

Brexit/ Theresa May paralajmëron: Katastrofë dhe e pafalshme nëse dështon votimi

13 Janar 2019, 17:07| Përditesimi: 13 Janar 2019, 17:25

  • Share

Kryeministrja britanike Theresa May ka paralajmëruar ligjvënësit se dështimi për të mbështetur planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian në prag të votimit në Parlament, do të ishte katastrofik për Britaninë.

Paralajmërimi i May-t vjen dy ditë para votimit që pritet të bëjnë ligjvënësit, pas dështimit të atij në dhjetor për shkak të mungesës së mbështetjes edhe nga vet partia e saj.

May theksoi më tej se ligjvënësit nuk duhet të dëshpërojnë popullin që votoi për Brexit.

“Ky veprim do të ishte katastrofë dhe i pafalshëm, si dhe thyerje e besimit të demokracisë në vendin tonë”, u shpreh kryeministrja britanike. “Mesazhi im për Parlamentin këtë fundjavë është i thjeshtë: është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë atë cfarë është e duhur për vendin tonë”, shtoi ajo.

Sipas marrëveshjes së Brexit, Britania, vendi i pestë në botë me fuqinë ekonomike më të madhe, duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars 2019.

Megjithatë, një sondazh i realizuar pak kohë më parë tregonte se numri i britanikëve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së është më i madh se ai i atyre që përkrahin shkëputjen. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?