(Ky artikull është botuar në revistën zvicerane Weltwoche- me botimet në Zvicër dhe Gjermani)
Shqipëria është shndërruar në një destinacion turistik të njohur. Në vitin 2024, 11.7 milionë turistë vizituan këtë ish- "Kore të Veriut të Evropës", një rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2023, për herë të parë u tejkalua shifra e dhjetë milionë vizitorëve. Turizmi, përkrah sektorit të ndërtimit, është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe kontribuon me rreth 8 për qind në ekonominë e vendit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë për Shqipërinë një rritje prej 3.4 për qind për vitin 2025. Të dyja organizatat vlerësojnë përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në uljen e varfërisë, rritjen e punësimit dhe ngritjen e pagave.
Nga një mi gri në një panterë urbane
Përparimi i shpejtë i Shqipërisë mban vulën e kryeministrit Edi Rama. Ai drejton Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS) që nga viti 2005 pa konkurrencë dhe ka qenë kryeministër i padiskutueshëm që nga viti 2013. Rama e ka identifikuar turizmin si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Dhe me të drejtë: ky vend, 70 për qind i mbuluar me male dhe kodra, ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore me plazhe ranore, guralecësh dhe shkëmbore në Adriatik, një hinterland ende të paprekur me monumente historike dhe një kryeqytet të gjallë.
Rama, i cili para se të hynte në politikë kishte bërë emër si piktor, i dha Tiranës një identitet të ri gjatë kohës që shërbeu si kryebashkiak nga viti 2000 deri më 2011. Ai e shndërroi qytetin, dikur një mi gri i epokës komuniste, në një panterë urbane, një metropol që sot gumëzhin nga jeta dhe moderniteti. Si kryeministri më jetëgjatë që nga rënia e diktatorit stalinist Enver Hoxha, ai është i vendosur ta ndryshojë Shqipërinë. Mjeti kryesor për këtë është turizmi.
Projekti më ambicioz: Ishulli Sazan
Projekti më i shquar është zhvillimi turistik i ishullit Sazan në Gjirin e Vlorës. Ky ish-territor i ndaluar, që për dekada ka qenë një bazë ushtarake me një port nëndetësesh dhe një fabrikë armësh kimike, tani do të shndërrohet në një resort luksoz. Projekti, me një vlerë investimi prej 1.4 miliardë eurosh, po drejtohet nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
Vendimi i qeverisë Rama për t’i dhënë grupit të Kushnerit statusin e "investitorit strategjik" ka shkaktuar polemika të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Neë York Times, për shembull, dyshon se qeveria shqiptare kërkon të fitojë favore në Shtëpinë e Bardhë nën Trump. "Kjo ngjan me nepotizëm", citon gazeta një ish-zyrtare të administratës Obama. Megjithatë, Neë York Times injoron një fakt kyç: kur qeveria shqiptare miratoi planin e investimeve të grupit Kushner, në Uashington ishin në pushtet demokratët, të cilët, sipas përkatësisë ideologjike, janë të afërt me Partinë Socialiste të Ramës. Pra, ky ishte një vendim që kërkonte guxim dhe vizion.
Standardi i dyfishtë i Perëndimit
Projekti në ishullin Sazan, i cili për dekada ka qenë një grumbull rrënojash ushtarake dhe një zonë e mbrojtur por e pashfrytëzuar turistikisht, është një përpjekje ambicioze për të lidhur pavarësinë gjeopolitike të Shqipërisë me mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes turizmit. Vendet e punës që do të krijohen në ndërtim, hoteleri, tregti dhe sektorin e shërbimeve, si dhe përmirësimi i infrastrukturës, do të sjellin përfitime të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.
Në vendet perëndimore, kur politika krijon kushte që investitorët vendas dhe të huaj të investojnë në ekonomi, kjo shihet si një praktikë e mirë dhe e dëshiruar. Por kur një shtet i vogël ballkanik bën të njëjtën gjë, menjëherë ngrihen akuza për korrupsion. Kjo është një hipokrizi që, për fat të keq, është tipike për mënyrën se si mediat perëndimore raportojnë mbi Shqipërinë.
Komente

/Kritikat jane te pakuptueshme./-thote autori i shkrimit.Po le ta fillojme nga fillimi:/Perparimi i shpejte i Shqiperise mban vulen e kryemn.Edi Rama.Ai drejton PSSH pa konkurence qe nga 2005 e ka qene kryeminister i padiskutueshem qe nga 2013./Ju kujton DIKE kjo lloj stilshkruarje? Mua me kujton Enverin e PPSH,kur cdo gje i dedikohej atyre e mundesuar prej tyre.Dhe ndoshta autori ketu duhet te gjeje dhe shpjegimin e kritikave.Kur ben dicka,apo ndermerr nje iniciative pa pyetur se c'mendon populli,atehere nuk je shume larg Enverit ne metoda qeverisje dhe sa per investimin ne Sazan e emrin e Trump qe eshte ne mes,mos valle autori pret qe Shqiperia te kthehet ne nje /riviere palestineze/,apo te jape 50 % te mineraleve sic i ka kerkuar Trump qe te jape Ukraina, qe te shohe /ujkun/, se /gjurmet/ nuk po i kupton kur ja tregojne?!Dhe ne fund autori nuk kupton standartet e dyfishta kur per invest.te huaja politika ne perendim krijon kushte,kurse kur e ben nje vend ballkanik bien kembanat e korrupsionit! Pergjigjen zoteri e ke ne pyetje,ata jane ata,ne jemi ne.Tanet kur vjen puna per te lejuar investime,sidomos ato strategjike,ndryshojne dhe ligje me nje VKM ,pa pyetur per asgje e per asnje,sepse jane si sulltane pa kurore.Kerkon gjurmet qe /si kupton/,po te tregojme vetem nje nga /ujqerit/-ligji per zonat e mbrojtura.Dhe mos harro qe politikanet tane nuk dine te kerkojne leje per dicka,nuk dine te dorehiqen,nuk dine te pranojne fajin,nuk dine te kerkojne falje,por jane te paret per te rrahur gjoksin, te paret per te hedhur vickla kur kapen /mat/,te paret qe ankohen e shfaqeson e ndonjehere dhe te paret qe ja mbathin per t'i shpetuar drejtesise.E ndoshta kjo shpjegon /standartin e dyfishte te Perendimit/.
PërgjigjuNatyrisht qe nuk jam as politikan ,as strateg e as ndonje profesionist i specializuar ne gjeopolitike,por per mendimin tim modest,Rama duhet te mendoje shume gjate para se te futi ne gji nje gjarper si rraca e Trump,sepse ai po tregon qe eshte i pa bese,per natyren e tij,te kafshon kur e shef te arsyshme pa e vrare mendje iç,rregulla e marrveshje e dakordesi!!
Përgjigju