Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të vrasë ish-gruan dhe bashkëjetuesin e saj, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

10 Korrik 2022, 15:17| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 16:42

  • Share

SARANDË- Një krim në familje u parandalua sot në Sarandë, kur Kleo Hysi, 34-vjeç, ka thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’, dhe ka tentuar që të vrasë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj.

Pasi është njoftuar, se në lagjen nr.4 në Sarandë, Kleo Hysi kishte konflikt me ish-bashkëshorten 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, Isuf Jaçaj, të cilët i kërcënonte se do t'i vriste me armë zjarri, policia ka ndërhyrë, duke parandaluar ngjarjen e rëndë.

Policia ka vënë në pranga Kleo Hysin, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për vjedhje me dhunë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu sekuestrua një pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje. Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë bashkëjetuesit të gruas Isuf Jaçaj, 55 vjeç, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Kleo Hysi, rezulton të jetë arrestuar në vitin 2020 për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, ku pasi ka dhunuar 91-vjeçarin Dhimitër Papa, i ka marrë atij 20 mijë lekë dhe një armë gjahu. Nuk dihet se si Hysi ka dalë nga burgu në një kohë kaq të shkurtër, duke shkelur më pas edhe masën e sigurisë. Gjykata e Sarandës e kishte lënë në 'arrest shtëpie' në banesën e tij në Kalivaç, Tepelenë.

Ora 15:29
Shkoi për të vrarë ish-bashkëshorten në Sarandë, kush është 34-vjeçari, i arrestuar për vjedhje me dhunë

 

34-vjeçari Kleo Hysi, ka thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’, dhe ka tentuar që të vrasë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj, por ngjarja është parandaluar nga policia.

Kleo Hysi, është arrestuar në 2020 për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, ku pasi ka dhunuar 91-vjeçarin Dhimitër Papa, i vodhën atij 20 mije lek të reja dhe një arme gjahu “Baikal” ruse kalibër 12 mm. Nuk dihet se si Hysi ka dalë nga burgu në një kohë kaq të shkurtër.

Mësohet se 34 vjeçari Kleo Hysi ka shkelur masën e sigurise. Gjykata e Sarandës e kishte lënë në Arrest shtëpie në banesën e tij në Kalivaç, Tepelenë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZENUN TYTA: 11/07/2022 09:49

    O çfar bëhet në Albanistan kto lloi fytyrash duhen futur në birg të përjetshëm e jo më të lihen arest sjtëpie. Po wc gjykatat e qelbura me ura të zeza e kan infektiar keç Albanistanin.

    Përgjigju
  • Pppulli: 10/07/2022 15:58

    Kriminelet ne arrest shtepie ata qe nuk kane me se te paguajne dritat dhe ujin arrest me burg keto jane gjykatat tona qe jane kthyer ne merkato

    Përgjigju
  • Turi: 10/07/2022 15:45

    Gjykatat jane te korruptuara si cdo gje tjeter ne kete vend qelbesire , dhe pastaj ndodhin krime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?