Juventusi ia doli të mposhtte 2-0 Manchester Cityn në xhiron e gjashtë të ndeshjeve të ligës në Champions League. Bardhezinjtë siguruan tri pikë të vlefshme për t'u afruar me zonën që të dërgon direkt në 1/8, ndërsa Man. City në dhjetë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe po kalon një krizë reale.
Pas ndeshjes për mediet foli Thiago Motta, trajneri i Juventusit. Ai tha se bëjnë punën e trajnerit për emocione të tilla.
"Tani vjen pjesa më e bukur. Një fitore e merituar. Luajtëm me shumë shpirt, por gjithashtu me edhe me mendje dhe me dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur. McKennie mund të bëjë gjithçka. Ne e bëjmë këtë punë për të përjetuar emocione si ato që përjetuam sot", tha Motta.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
S.Dh/ReportTv.al