Darmend Keli i cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin, se i ngacmoi të fejuarën nuk e ngriti asnjëherë kokën përsa kohë qëndroi në seancën, ku dhe u la në burg. Keli, i cili mbuloi fytyrën me duar, u shfaq i penduar për vrasjen, edhe pse nuk shpjegon saktë, pse kishte thikën me vete.
“Nuk doja ta vrisja, jam i penduar, as nuk e thërrita për të kryer një veprim të tillë, e pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi gruan time. Më foli në gjuhë banale, dhe më qëlloi më grusht. E sulmova i tronditur, disa herë në krah dhe u largova në shtëpi”, u shpreh ai.
Ajo që mësohet nga hetimet, del se Hoxhallari, edhe pse u godit 4 herë, së bashku me shokun e tij që drejtonte motorin, Ardi Marishta, mundën të iknin nga vendi i ngjarjes vetëm 500 metra. Amarildo Hoxhallari ra nga mjeti i gjakosur, ku më pas u dërgua në spital
Keli 25-vjeçar që vrau në zonën e populluar të Astirit, Hoxhallarin nga Yzberishti, një ish i arrestuar si i dyshuar për porositjen e atentatit ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit, paraqiti pak a shumë të njëjtën gjë edhe në polici.
“Pashë nga ballkoni i banesës 2 persona me motor që po ngacmonin me fjalë të fejuarën. Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht”, theksoi i riu.
34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u godit me një thikë në gjoks dhe në këmbë, por rreth 1 orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Autori u arrestua vetëm pak minuta më vonë, brenda në shtëpinë e tij, ku askush nuk dinte gjë.
Ngjarja për pasion, që ka për shkak partnerët është e dyta e ndodhur në Tiranë brenda pak ditëve. Polici Erjon Goxhara plagosi me armën e shërbimit në zonën e ‘Komunës së Parisit’ kolegun e bashkëshortes së tij, pasi dyshonte për lidhje intime mes tyre.
jam dakort me komentuesin qe ky djale ka bere nje veper te madhe qe pastroi nje hale...
PërgjigjuDuhet ta mendoje se pishmanin tend se ha as qeni tani. Ti do besh disa vite brenda por bsshke me ty do i bej dhe familja jote jashte se ata do vuajne dhe jane te burgosurit e vertete. Per " te fejushmen" nuk po te them gje se dihet si shkon puna....Ke problem edhe hakmarrjen.....ohuuu kollaj te qellosh....Kishe duruar more djale se ai kellira qe vrave me kohe jo te plote ishte. Ty te ra " fati", tani vuaje!
PërgjigjuKy djale i beri nje nder te madh Shqiperise se pastroi nje hale. Ndoshta gjykata ja ul denimin. Por shume i ri per nje jete te hedhur dem per ca kriminele edhe alabake. Zoti te dhente fuqi edhe fat.
Përgjigju