Politikë

Thirrje nga rruga ‘Rama ik’ në Kamëz / Kryesocialisti: Unë do shqetësohesha sikur mos të dilte ai zë i mbytur nga këneta! Duhet një hudhër në këto raste

15 Prill, 19:08| Përditesimi: 15 Prill, 20:26

  • Share

 

Një episod ka ndodhur ditën e sotme gjatë takimit të kryesocialistit Edi Rama me të rinjtë e Kamzës. Një zë nga rruga është dëgjuar gjatë fjalës së Ramës të thërrasë ‘Rama ik’. Rama i është përgjigjur thirrjes se ‘duhet një hudhër në këto raste’, duke e ironizuar.

"Po, po do iki, mos ki merak. Tha "Rama ik". Se duhet në këto raste gjithmonë, na duhet ndonjë hudhër, edhe sikur mos të na vijë, do duhet ta sajojmë.
Shumë faleminderit për solidaritetin, po për mua, unë do shqetësohesha sikur mos të dilte ai zëri i mbytur në kënetë. Unë këtu me ju, ai atje tek pullë."-tha Rama 


Lajmi kryesor:

Rama me të rinjtë nga Kamza: Dua rezultat spektakolar, humbët vite nga besnikëria e verbër ndaj kënetës! ‘Noc rrokun’ ua prezantojmë më 12 maj


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?