Politikë

Arrestimet në Dibër për blerje votash, Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS

23 Prill 2021, 13:39| Përditesimi: 23 Prill 2021, 14:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimet në Dibër për shitblerje votash. Në një postim në Tëitter, Rama shkuan se bëhet fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë.

"Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën", ka shkruar Rama.


Lajmi kryesor:

U kapën me lekë dhe fleta votimi në makinë, arrestohen dy të rinjtë! Reagon PS Dibër: Janë eksponentë të LSI-së! Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?