SHKODËR - Dinamo dhe Vllaznia luajnë nesër (e mërkurë) në orën 19:00 në "Elbasan Arena" për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Nga stadiumi "Loro Boriçi" këtë duel e komentoi edhe trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric. Ai tha se kërkon finalen pasi kanë gjithë sezonin që punojnë për këtë gjë. Ndeshja e parë mes tyre është mbyllur 0-0.
“Ka ardhur koha të marrin atë për çfarë kemi punuar gjatë gjithë sezonit. Përballja me Dinamon duhet të jetë finalja jonë e parë. Ndeshja e parë përfundoi 0-0, duhet të jemi sa më të fokusuar", tha fillimisht Brdaric.
Më pas trajneri u ndal edhe te formacioni me të cilin do futet në fushë, teksa beson te grupi.
"Qëllimi ynë është të mbajmë këtë grup, janë armët tona dhe t'i përdorim në avantazhin tona. Deri nesër kemi edhe një stërvitje për t'u përgatitur për në orën 19:00, të punojmë për hapin e radhës", tregoi ai.
Kroato-gjermani ceku edhe fushën e mirë të Elbasanit, ndërsa kërkon të jenë të përgatitur nëse sfida nuk mbyllet brenda 90 minutave.
"U mësuam të luajmë në fushën e Elbasanit, një fushë e mirë dhe shkojmë vetëm për fitore. Po punojmë fort që ta mbyllim ndeshjen për 90 minuta, edhe nëse shkojmë më tepër të jemi të përgatitur, e dimë si do të luajmë në këto ndeshje, të kenë dëshirën”, tha Brdariç.
Komente
