Thomas Muller

Thomas Muller në lot: Do flas me Nagelsmann, ndoshta luajta ndeshjen e fundit me Gjermaninë

6 Korrik, 21:50| Përditesimi: 6 Korrik, 21:52

  • Share

Gjermania u eliminua nga Euro 2024 pas humbjes 2-1 nga Spanja në çerekfinale. Pas ndeshjes për mediet, Thomas Muller tha se mund të ishte ndeshja e fundit që luajti për kombëtaren gjermane.

“Realisht, ka mundësi që sot të jetë ndeshja ime e fundit për Gjermaninë. Për këtë do të flas me trajnerin e kombëtares, ndoshta nesër ose në ditët në vijim. Ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Nuk dua të tërhiqem, as të them se nuk do të luaj më për Gjermaninë, por padyshim mund të ndodhë që trajneri (Nagelsmann) të vendosë të bëjmë diçka tjetër”, tha ai.

Disa lojtarë gjermanë nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotët. Mes tyre ishte edhe Thomas Muller, i cili u hodh në fushë si zëvendësues, në pjesën e dytë, kur rezultati ishte në epërsinë 1-0 të spanjollëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • iliri: 07/07/2024 04:25

    ik o myler ik o mut...ti duhej te kishe ikur me kohe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?