Politikë

'Thonë PS ka mbështetjen e krimit', Rama i kujton Berishës '21 janarin’: E thonë ata që vranë njerëz në bulevard, askush se ka luftuar korrupsion si ne

11 Prill, 18:41| Përditesimi: 11 Prill, 20:09

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe me vajzat u përgjigjë edhe akuzave të opozitës se PS ka lidhje me krimin.

Ai tha se këto deklarata vijnë nga ata që kanë vrarë në Bulevard duke iu referuar 21 janarit dhe Sali Berishës. 

‘I them atyre që ju bien fyellit prej shumë vitesh në të njëjtën vrimë, se kjo parti ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme dhe këtë e thonë njerëz që kanë vrarë në bulevard me pushkët e shteti apo ata që mllefin e kanë si motiv për tu zgjuar në mëngjes. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsion si kemi bërë ne dhe e dyta ata le të vazhdojnë që ti bien atij fyelli. Arsyeja pse ne jemi të pathyeshëm është se jeni dhe bëheni gjithmonë e më shumë ju, gratë dhe vajzat e armatës sonë fitimtare. Keni 71 përfaqësuese në skuadrën e 11 majit.

Zamira në listën e Vlorës që erdhi nga kampi tjetër nuk është një rastësi dhe asnjë rast i veçuar i një momenti elektoral. Ndërkohë që vajza nga kampi tjetër janë bashkuar PS edhe në disa qarqe të tjera dhe unë ju them që s’do të bëhen kurrë pishman. Në na thanë se dinim se PS, ishte kështu dhe i them s’keni parë gjë akoma’, tha ai.


Lajmi kryesor:

PS nis fushatën/ Rama: Më 12 maj këneta merr disfatën më të madhe që nga ’97! Deklarata befasuese: Në 2030 kryeministre grua


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?