TIRANË- 'Thumbave' të Ramës nga Vlora se nëse Basha merrte pushtetin, Leskaj do e shtronte me qofte dhe raki, i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili thotë se kryeministri është një mashtrues i dalë boje dhe se mjekët dhe infermierët duhet të jenë ndjerë të ofenduar që po përdoren për propagandë.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Sot njësoj si dje - Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!
Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.
Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.
Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.
Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.
Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës.
Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.
Komente

Babale-ve nuk ua mban truni te dalin me nje program konkurues,para njerzve, dhe i kane dhene karar te bejne goren e perditshme ne ekrane. Se mos kane ditur ndonjehere te bejne ndonje pune per te qene.Kusarllekun dhe antishqiptarizmin e perbetuar kane zejen e tyre te vetme ,ne tri dekadat e fundit.
PërgjigjuO bukuria e rralle e PDse,qe mendon te bohet minister.
Përgjigjuore Gaz druni mund te jet cfar te doje por pushtet ska patur ndonjehere, ti ke 30 vjet ne pushtet edhe shife cke bere , e more ne qafe shqiperine e shkret, je hajdut ordiner bashke me lulin monen saliun dhe liken, ed rama je hajdut ordiner
PërgjigjuZonja Bardhi punet qe ka bere Rama ne 8 vjet ju si beni dote ne 150 vjet,ju pame juve cfar katandije bete kur ishit ne pushtet i late gropat te hapura se leket i vodhet,nuk them se keta nuk vjedhin por ama punet shikohen cdo qytet vine era qytet jo fshat,,populli di ti vlersoje puntoret.
PërgjigjuGazi kujdes zorren e by... se po te shqyhet krejt nejse kavajas je dhe ke zanat ate pune.
Përgjigju