Ina Majko ishte kandidatja e radhës në podkastin maratonë të Ramës, si përfaqësuese e listës së Vlorës që mori fjalën. Ndryshe nga të ftuarit e tjerë, Majko kishte vendosur të mos i shkonte Kryeministrit në shtëpinë e tij, siç ajo e quajti "duarbosh".
Kandidatja e Vlorës i dhuroi një libër Ramës, që fliste për historinë e romëve, komunitetin që ajo ka vendosur të përfaqësojë.
Majko: Faleminderit, shumë faleminderit që më ftove në shtëpinë tënde! Nuk mund të vija duarbosh, prandaj të kam sjellë një libër, i cili në kapitullin e tij të pestë flet për historinë e romëve gjatë komunizmit, duke marrë shembull familjen time. Ky libër flet për të shkuarën e romëve dhe unë jam e sigurt që bashkë do të ruajmë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Rama: Faleminderit.
Majko: Unë jam Ina Majko, vij nga qyteti i Delvinës, nga një familje e rritur me vlera arsimtare, ku edukimi ka qenë gjithmonë shtylla dhe prioriteti i tyre. Kam përfunduar Fakultetin e Shkencave për Biologji, ndërsa më pas bëra një master jashtë shtetit në politika mjedisore, duke pasur kështu mundësi të reja. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, u ktheva në vendin tim. Shqipëria është vendi im dhe këtë e ndjej thellë brenda vetes. Jam copywriter dhe drejtoj një podcast me titullin “Romët krenarë”.
Tek Majko, kujtohet këshilla e prindërve që i thoshin shpesh: “Duhet ta kesh vath në vesh se nga vjen dhe kush je”. Ajo ndalet gjatë fjalës, heq kufjet dhe tregon vathët që mban gjithmonë gjatë podkastit.
Majko: Meqë ishim te fjala “vath në vesh”, edhe sot mbaj këta vathë që kanë simbolin e komunitetit rom.
Lajmi kryesor:
Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh
A.Q/E.H/ReportTv.al
