'Ti Tërmet bën vetëm fitore publicitare, por nuk bën publicitet', Rama 'kërkesë' Peçit: Thuaju njerëzve se bëhen rrugë në fshat

5 Shkurt 2021, 14:21| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 15:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për segmentin e fundit prej 14km, në Salari, Tepelenë, segment ky që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë e Nivicës.

Kreu i qeverisë nënvizoi se investimet në infrastrukturë e në mbështetje të agroturizmit, u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse.

Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe batutat ndërmjet Ramës dhe kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçit. Rama i tha Peçit se ai bën vetëm fitore publicitare, por nuk bën publicitet për punën që kryhet.

Rama: Ore a ka mundësi që tu thuash njerëzve se bëhen rrugë fshati apo jo?

Peçi: Këto ç'janë!?

Rama: Leje se nuk i dinë njerëzit këto. Ti bën fitore publicitare, por nuk bën publicitet për punën, se je i fitoreve, nuk je i asaj reklamimit të punëve të përditshme.

Peçi: Ky është një investim i shumë pritur...

Rama: Tepelena nga një xhep fals, që e lanë anash, është kthyer tani në epiqendrën e një harte turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora dhe Himara. Tani oferta turistike e integruar bën që faktikisht gjithë kjo mrekulli e madhe, kthehet në një park natyror tematik dhe turistik.


Lajmi kryesor:

Investimet në Tepelenë, Rama: Kalaja e Ali Pashës do dal në dritë! Batuta me qytetarin: Demokratët na duhen për të mos na marrë mësysh (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?