Pankarta kundër Vinicius dhe futbollisti i Real Madrid

Sport

Tifozët e Cityt u tallën me Vini Juniorin, sulmuesi i Real Madrid: Më motivuan më shumë, bëra një lojë të shkëlqyer

12 Shkurt, 11:41| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:45

  • Share

Real Madrid fitoi të martën e 12 shkurtit 2-3 me përmbysje kundër Manchester Cityt për ndeshjen e parë play-off mes dy skuadrave në Champions League. Përpara ndeshjes tifozët e Man. Cityt kishin përgatitur një pankartë gjigante ku vendosnin në lojë Vinicius Junior, kjo pasi humbi garën për Topin e Artë me Rodrin.

Pas sfidës ishte Vinicius që buzëqeshi me fitore dhe tha se pankarta e motivoi për të dhënë më të mirën. Ai u shpall "Njeriu i Ndeshjes" pas dy asisteve.

“E pashë, pashë flamurin. Sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë gjëra të tilla më japin më shumë forcë për të pasur një lojë të shkëlqyer dhe ja ku e kam bërë”, tha Vini për Movistar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?