Bledi Shkëmbi

Sport

'Tirana duhet të ketë presion', Bledi Shkëmbi: S'mendoj për derbin, AF Elbasani ekip i fortë

31 Janar, 15:52| Përditesimi: 31 Janar, 15:56

  • Share

Tirana dhe AF Elbasani luajnë të shtunën në orën 16:30 në "Niko Dovana" të Durrësit për raundin e 23-të. Bardheblutë kanë ndërruar shtëpi duke u shpërngulur në qytetin bregdetar. Pas fitores kundër Bylisit djemtë e Bledi Shkëmbit kërkojnë vazhdimësinë dhe për mediet trajneri vlerësoi rivalët, ndërsa "qan" mungesën e Ernest në sulm, i pezulluar.

Tri pikët? Fitorja gjithmonë të jep kënaqësi. Një kënaqësi që nuk është se na zgjati shumë. Ndeshja e radhës është shumë më e rëndësishme se ajo që kaloi. Luajmë kundër një skuadre që ka pasur objektiva madhore këtë vit, pavarësisht se nuk po kalojnë një moment të mirë. E dimë që do të jetë e vështirë. Patjetër që rezultati pozitiv nga bën të ndihemi më mirë, por e dimë shumë mirë që duhet të kemi vazhdimësi.

Derbi kundër Partizanit? Do të doja të luanim te “Air Albania”, nuk diskutohet. Nuk ka mundësi. Në fakt këtë herë jemi marrë më pak me fushën. Jemi marrë më shumë me skuadrën që të bëjë maksimumin, kudo që mund të luajmë, mos kërkojmë justifikim. Nuk i kam sytë nga derbi, i kam te ndeshja me Elbasanin, sepse është shumë e rëndësishme.

Gjendja? Patjetër që kemi presion, nuk e them në kuptimin e keq të fjalës. E di që kemi presion, duhet të kemi presion. Për vetë situatën ku jemi është normale, për këtë fanellë patjetër që duhet të kesh presion.

Dëmtimet? Janë shumë mungesa për skuadrën tonë. U shtua edhe Ernest dhe nuk na vjen mirë. Ai kishte krijuar një profil për skuadrën, për sulmin. Do të ishte mirë ta kishim. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi munduar ta zëvendësojmë, jam i bindur, që ata lojtarë që do të jenë aty në sulm, do të vazhdojnë të bëjnë mirë.

Lëvizjet në treg? Merkatoja është e mbyllur. Politika e klubit ka qenë që patjetër t’i mbështesim të rinjtë. Më besoni që pjesa e Mihanës, ka bërë shumë mirë në stërvitje. Minutat i fitoi me meritë, në qoftë se do të vazhdojë ashtu, do të fitojë akoma më shumë.

Jo vetëm Mihana, por edhe 2-3 të tjerë që ne i kemi në skuadër. Duhet të bëjmë atë që kemi ne në dorë, duhet të fitojmë ndeshjet tona, të bëjmë mirë. Duhet të bëjmë ndeshje pozitive, në mënyrën si luajmë futboll. Koha do e tregojë se kur do të qetësohemi.

Derbi jo në 'Arenën Kombëtare'? Më duket normale që derbi të luhet në “Arenën e Demave”, është stadiumi i Partizanit dhe nuk është se për mua personalisht ka ndonjë çudi. Çdo klub bën atë që është më mirë për veten. Nuk e shikoj si problem”, u shpreh Shkëmbi.

Tirana ndeshjen pas AF Elbasanit e ka kundër Partizanit, në një derbi që luhet më 9 shkurt në orën 20:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?