Moment nga fitorja e golit të parë

Kryevepër e Tiranës në Champions, mposht 2-0 Dinamon e Tbilisit dhe kalon në turin e dytë

19 Gusht 2020, 21:10| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 22:03

  • Share

GJEORGJI- Tirana triumfon në Gjeorgji dhe kualifikohet në turin e dytë kualifikues të Champions League. Bardheblutë fituan 2-0 ndaj Dinamo Tbilisi me nga një gol për çdo pjesë dhe arrijnë një kualifikim të merituar.

Në kohën shtesë të pjesës së parë ekipi i Egbo shënoi golin e avantazhit me argjentinasin Torasa ndërsa goli i qetësisë erdhi në fund me mbrojtësin Ismailgeci.

Tashmë Tirana është në turin e dytë të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube ku do të përballet me serbët e Crvena Zvezda ndeshje kjo që do të luhet javën e ardhshme në "Air Albania" pa  tifozë për shkak të rregullave të imponuara nga pandemia./Përgatiti Andi Kapxhiu

Ora 21:41
' O Tirona ole ole'...Momente nga festa e 'çmendur' e futbollistëve në dhomat e zhveshjesh (VIDEO)

Tirana ka arritur të sigurojë një fitore të merituar në Gjeorgji duke mundur 0-2 Dinamo Tbilisi! Festa është zhvendosur në dhomat e zhveshjet, ku lojtarët me në kryer trajnerin Emanuel Egbon, shfaqen duke kënduar "O Tirona ole ole".  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • geg hyseni: 20/08/2020 12:17

    Bravo TIRONA...Dy tirronca, njeri argjentinas dhe tjetri tropojan i mrojten nderin mu ne mes te Tiblisit me nga nje gol secili!!!

    Përgjigju
  • Sport: 20/08/2020 09:52

    Tirona te githe sportdashit shqiptare duan fitore me crvena zvezda

    Përgjigju
  • Res: 19/08/2020 21:18

    Bravo, cuna. Na kenaqet sot. Nuk e lejuat Dinamon te beje cap. Urime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?