“Kjo e diel u kthye në atmosferë feste dhe larg zhurmave të makinave për qytetarët kryeqytetas. “Në ditën pa makina” Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë gumuzhinte nga tingujt e muzikës, performancat e të vegjëlve dhe lojërave të ndryshme sportive”.
Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina”, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.
Qytetarët të favorizuar edhe nga kushtet atmosferike gjallëruan rrugët e kryeqytetit.
“Më duket shumë mirë Tirana sot, qetësi dhe atmosferë feste me këto zbukurimet”.
“Dita pa makina duket shumë mirë, argëtohen fëmijët edhe të mëdhenjtë”.
“Kam dal shëtitje, xhiro me motrën”.
“Më pëlqejnë zbukurimet”.
Ajo që binte në sy edhe këtë të diel ishte prezenca e shumtë e turistëve të huaj, pothuajse më shumë sesa e atyre vendase, kjo edhe për shkak se sot është Pashka Ortodokse dhe qytetarët kanë zgjedhur të festojnë me familjarët apo të largohen jashtë Tiranës.
Për mbarëvajtjen e aktiviteteve disa rrugë u bllokuan kurse një pjesë u devijuan për disa linja të transportit publik. “Tirana pa makina” do të rikthehet sërish me datën 1 Qershor.
Kur elitat e kombit do organizojnë Tirana dhe gjithë Shqipëria pa shqiptarë?
Përgjigju