‘Napoleoni’ e interpretuar nga Eranda Libohova, kënga tradicionale tiranase ‘prezantoi’ qarkun e Tiranës në mitingun hapës të PS. I pranishëm ishte edhe këngëtari Tiri Gjoci, i cili këndoi këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, ndërsa më pas iu bashkua Erandës duke kënduar të dy një tjetër këngë tiranase.
Drejtueset politike të qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastirliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të ‘vulosur’ hyrjen e Shqipërisë në BE. Tirana, tha ajo, është shëmbëlltyra e një transformimi të madh, që nuk do të ndalet me besimin ndaj PS më 11 Maj.
“Përshëndetje nga ky shesh, sheshi i besimit, i fitoreve të mëdha për t’u bërë bashkë me çdo shqiptar që tashmë ka bërë zgjedhjen, të ecë përpara me krenari dhe vizion evropian. Këto 30 ditë nuk janë thjesht 30 ditë fushate, por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që Shqipëria të bëhet anëtare e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit të punës së Ramës dhe PS. Në çdo cep ndihet ndryshimi, nga Astiri në Kombinat, nga Lapraka në Ali Dem, nga Pazari i Ri në Selitë....Tirana është motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida që sot është simboli i teknologjisë dhe inovazionit për të rinj. Tirana e sotme është simbolli i transformimit për të vijuar me punët e mira na duhet të mbështesim PS dhe Ramën. 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5.”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, Spiropali në fjalën e saj tha se skuadra e PS ka treguar se është një maratonomak politik. Ajo tha se nuk duhet të kthehemi pas në gropën e atyre që nuk dolën as vetë.
“Sigurisht betejat elektorale ashtu si edhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore, por fitoren në maratonë dhe në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak politik për Tiranën dhe Shqipërinë. Betejat fitohen kur punon për njerëzit, kur me vizion, alternativë dhe lider që di çfarë bën dhe që punon për Shqipërinë e përbashkët që është Shqipëria. Me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre ku nuk dolën dot as vetë. Mision historik të bëhem gjithë bashkë siç jemi në këtë shesh, që të bëjmë realitet ëndrrën e paraardhësve tanë dhe të bëjmë realitet edhe për ata që nuk mundën, kaluan kufirin dhe u vranë, ata që kaluan detin dhe nuk mundën, ata që punuan por nuk ja dolën. Në 11 maj me Ramën dhe PS, me numrin 5 fitore për Shqipërinë dhe me Shqipërinë.”, u shpreh Spiropali.
Lajmi kryesor:
Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet
Xh.D/ReportTv.al
