Kronikë

Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç! Çifti ishin shtetas palestinezë

27 Shkurt, 18:03| Përditesimi: 27 Shkurt, 18:13

  • Share

1740670018_Screenshot5.jpg

Foto: Banesa ku u gjet e vdekur palestinezja

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ai është Fadi Alwan, ndërsa viktima është identifikur Rayyan Alwan bashkëshortja e tij.

Të dy ishin shtetas palestinezë.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç.

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alwan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Palestinezi vret gruan e arratiset nga Shqipëria, trupi i së resë u gjet pas disa ditësh brenda banesës që kishin marrë me qira në Tiranë! Çifti kishte 25 vite diferencë (DETAJET)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?