Agjentët e krimeve të DVP Tiranë janë kthyer në vendngjarje, aty ku u ekzekutua Eduart Reçi. Ndërkohë gazetari i shqiptarja.com e Report Tv, Sokol Dema ka siguuruar foton e tij. Eduart Reçi nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën 'Faik Konica'. 52-vjeçari ishte pronar i kompanisë ELGM, dikur ka punuar si drejtor edhe në SHISH. Merren në pyetje familjarët.
Foto: Eduard Reçi
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i ndërtimit, vdes te Trauma! Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH u vra afër pallatit të tij! Dyshohet se u qëllua nga lartësia, kamera s'kapi autorin
S.G//ReportTv.al