Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçare. Bëhet me dije se gruaja, e cila po lëvizte në këmbë, është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjete, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.
Mësohet se policia ka vënë në pranga dy shoferët e automjeteve që shkaktuan aksidentin, I. H., 39 vjeç dhe B. G., 32 vjeç.
Trupi i viktimës mbeti në rrugë për disa minuta, për shkak se ambulanca u vonua në trafik.
Për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë humbi jetën një 50-vjeçare. Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të shoferëve të dy automjeteve që shkaktuan aksidentin tragjik, duke përplasur njëri pas tjetrit 50-vjeçaren. Në pranga kanë rënë I. H., 39 vjeç dhe B. G., 32 vjeçe.
Momenti kur futen shoferet ne furgonin e policise perben superlajm. Bravo, bravo per profesionalizmin. Nuk jeni fare medioker klikimesh.
Përgjigju