TIRANË- Arrestohet personi i dyshuar për vendosjen e tritolit ditën e djeshme tek lokali afër gjimnazit "Petro Nini" në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”në pronësi të Arben Kocollarit. I arrestuari është Franci Alimi 28 vjeç, me banim në Tiranë. Ai është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale. Dëmet ishin mjaft të mëdha, mund të kishte ndodhur tragjedi, ka edhe te lënduar, dëme të mëdha në banesat në pallatin ku është lokali.
Autori duke vendosur tritolin lokalit
Autori shikon fitilin
Lokali i demtuar
Sipas burimeve nga policia vënia e tritolit është porositur nga dikush tjetër. Sipas policisë, materialet do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
Bravo Policia !! Qytetaru
Përgjigju