TIRANË - Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shkaku i vrasjes siç bën me dije gazetari Sokol Dema, i biri e tallte të atin e tij. Ky i fundit pas ngacmimeve e ka vrarë tyë birin me thikë. Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.
'Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.', njofton policia.
Report Tv ka siguruar dhe fotot e të dyve babë dhe bir, Hekuran dhe Asim Gjoni. Në polici, 74-vjeçari ka dëshmuar se nuk donte ta vriste të birin. Por shpesh kishin patur konflikte pas djali e shante dhe bullizonte babain. Gjendja e tij është e rënduar dhe pritet të pyetet sërish nga policia.
Hekuran Gjoni
Zbardhet dëshmia e autorit 74-vjeçar Hekuran Gjoni, i cili qëlloi për vdekje djalin e tij, 37 vjeç. I moshuari ka treguar për hetuesit se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit. Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte, bën me dije gazetari Sokol Dema.
Gjendja e tij është shumë e rënduar, dhe për këtë arsye pritet të pyetet sërish. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:50 në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, në rrugën Ilia Shyti.
Hekuran Gjoni (majtas) dhe Asim Gjoni (djathtas)
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar fotot e Hekuran dhe Asim Gjonit. Hekurani, 74-vjeçar vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar, Asimin mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin.
Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Drame fshataresh ku djali nuk rrespekton babain dhe babai e ther si kec! Fatkeqesisht nje pjese e madhe e popullates jane shume larg inteligjences dhe kultures!
PërgjigjuKalbeni ne burg ate plak palaco.
Përgjigju