Hekuran Gjoni (majtas) dhe Asim Gjoni (djathtas)
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar fotot e Hekuran dhe Asim Gjonit. Hekurani, 74-vjeçar vrau me thikë djalin e tij 37 vjeçar, Asimin mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi te zona e ‘Kodrës së Priftit’ në periferi dhe dyshohet se djali e tallte të atin, derisa më pas ky i fundit mori thikën dhe qëlloi të birin.
Djali ndërroi jetë në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Babai vret të birin me thikë te 'Kodra e Priftit', policia shoqëron 74-vjeçarin! Dyshohet se djali e bullizonte (EMRAT+VIDEO)
G.K/ReportTv.al