Kronikë

Drogë për klientët VIP në ish-Bllok, 25 në pranga, 8 në kërkim! Kamerierë e banakierë shpërndarës! Në total, u kap 90 kg drogë (VIDEO+EMRAT)

20 Qershor, 11:21| Përditesimi: 20 Qershor, 14:18

  • Share

TIRANË- Forca të shumta operacionale, të koordinuara nga Antidroga e Tiranës, në këto pamje bastisin një prej lokaleve të ish-Bllokut, në të cilin kokaina dhe kanabis sativa shërbeheshin si kafe normale. 

Me urdhër ekzekutimi të firmosur nga Gjykata e Tiranës, blutë gjetën drogë dhe armë nëpër çantat marsup të disa personave në operacionin “Bllok 33”. 

Në total u udhëruan 33 arreste, ndërsa policia mundi të prangosë 25 prej tyre, njëri prej të cilëve në masën “arrest shtëpie”. Ndërkohë po punohet për gjetjen dhe arrestimin e 8 të mbeturve, tashmë në kërkim. 

Dy prej personave kryesor të arrestuar, të cilët dyshohet se siguronin lëndën narkotike, e cila më pas shpërndahej në doza, janë vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, 46 dhe 41 vjeç. Përveç kokainës që iu gjet në banesat e tyre, sirtarëve iu sekuestruan edhe rreth 20 mijë euro. 

Report Tv mësoi përmes burimeve se grupet kriminale e shpërndanin dhe shisnin drogën në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut, Selitë dhe Shkollë të Bashkuar. Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. 

Gjatë kontrolleve të kryera së fundmi, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. 

Më herët, gjatë hetimeve disamujore, janë prangosur edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin në total të personave të hetuar dhe 85 kilogramët e kanabisit të sekuestruar.

Të arrestuarit gjatë operacionit:
1. Arnold Hida
2. Durim Gurzi
3. Artur Gurzi  
4. Elvis Sejdo   
5. Julian Bushati
6. Adnan Hida
7. Sabian Jashari
8. Mario Avdiaj
9. Geraldo Kovaçi
10. Albert Shushku
11. Emrah Mustafaj
12. Xhoana Rustemi (Hasani)
13. Vladimir Qerimi
14. Myzafer Xhanari 
15. Albi Shehu
16. Ledio Dervishi
17. Juljan Rabushja
18. Elisard Rrustaj
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka
21. Kevin Troplini
22. Samuel Demiri
23. Ardit Dervishi
24. Faik Kurti
25. Ledin Kazanxhi

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

"Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.    

Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.  

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.

Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.   

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:

-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; 

-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. 

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme".

Ora 14:15
Zbulohen pamjet se si Policia futi në kurth grupin e drogës me blerje të simuluar! Pas pagesës së lekëve, u vihen prangat! (VIDEO)

Këto janë pamjet kur Policia e Tiranës finalizon një fraksion të operacionit të saj të koduar ‘Blloku 33” gjatë orëve të fundit në zemër të kryeqytetit.

Ky është momenti i aksionit me blerje të simuluar të drogës tek shpërndarësit në zonën e ish-Bllokut.

Pamjet janë filmuar për efekte dokumentare dhe Policia i ka bërë publike një pjesë të tyre. Në çastet që bëhet shkëmbimi i dozave me shumën e lekëve që duhej paguar, veprime në rrugë ku qartazi dallohen kalimtarë e shitës, agjentët kanë vepruar me forcat e rendit duke rrethuar të rinjtë dhe vendosur prangat.

Deri tani organizata evidentohet se ka pasur 42 anëtarë, nga të cilët 34 janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në goditjen e fundit janë arrestuar 25 persona me vendim gjykate, në total 33 masa sigurie, teksa të tjerët kanë qenë të proceduar më parë. Në total janë sekuestruar rreth 90 kg drogë, kurse në goditjen e fundit rreth 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg hashash, peshore, telefona, makina e shuma lekësh.

Ora 12:37
FOTO/ Këta janë dy vëllezërit Gurzi të arrestuar nga policia gjatë ‘Bllokut 33’, dyshohet se drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokale nate

1750415218_arturgurzidurimgurzi.jpg

Durim dhe Artur Gurzi

Këta janë dy vëllezërit Artur dhe Durim Gurzi, të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, kundër një organizate të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës më të njohura në kryeqytet dhe rrethina.

Të dy dyshohen si krerët e grupit kriminal me 42 anëtarë, nga të cilët së fundmi u prangosën 25 prej tyre dhe 8 u shpallën në kërkim.

Në kërkim mësohet se është edhe vëllai i tretë i tyre. Vëllezërit dyshohen si furnitorët me lëndë narkotike të shpërndarësve në zonën e ish-Bllokut. Shumë nga të arrestuarit janë banakierë dhe kamerierë lokalesh, teksa një prej tyre është femër.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ana: 20/06/2025 13:20

    Te gjithe bodigardet e diskove shesin droge.....policia ti pergjoje.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?