Tiranë/ Nëna braktis foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht! Banorët dëgjuan të qarat! 30-vjeçarja ndalohet nga policia dhe dërgohet në spital

8 Nëntor 2023, 12:48| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 22:42

  • Share

TIRANË- Një foshnjë e porsalindur është gjetur sot e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Report Tv mëson se ka qenë një banor i zonës që ka dergjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë.

Foshnja u gjet e mbështjellë me batanije dhe ishte në një kolltuk dhe u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë blutë e kryeqytetit kanë ndaluar 30-vjeçaren, E.I, e cila braktisi foshnjën. Nëna e foshnjës, nga Pogradeci, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në relacionin zyrtar të maternitetit “Koço Gliozheni”, të siguruar nga Report Tv, mësohet se foshnja që i përket gjinisë mashkullore, është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.

Në momentin që është dërguar në reanimacion foshnja ka qenë i mbuluar me gjak e baltë. Foshnjës i është konstatuar hipotermi e thellë, gërvishtje e syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.

Mjekët kanë bërë mjekimin e plagëve, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

"Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia.

Ora 22:35
Ministrja e Shëndetësisë viziton foshnjën e porsalindur që u braktis në bodrum: Gjendja e fëmijës paraqitet e rëndë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi në Maternitetin "Koço Gliozheni", për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës e gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje të mjaft të rënduar dhe të dëmtuar.

Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta. Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Ora 21:25
Report Tv siguron foton, ja ku u gjet e braktisur foshnja e porsalindur

1699474934_WhatsAppImage20231108at9.20.38PM.jpeg

Report Tv ka siguruar pamjet ku u gjet e braktisur foshnja e porsalindur në një garazh në Yzberisht.

Foshnja e porsalindur dyshohet se është gjetur e braktisur në një kolltuk, ndërsa policia ka shoqëruar nënën, një 30-vjeçare nga Pogradeci, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ora 21:01
Foshnja e porsalindur u braktis nga nëna në bodrumin e një pallati në Yzberisht, Balla: Prindërit e papërgjegjshëm të vihen para drejtësisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar mbi braktisjen e foshnjës së sapolindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht nga nëna e saj 30-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se foshnja që po lufton për jetën, u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. Ndërsa shprehet se ka kërkuar vënien para drejtësisë të prindërve të papërgjegjshëm.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.”-shkruan Balla.

 

Ora 20:49
U braktis nga nëna/ 'Foshnja u gjet i mbuluar me gjak e baltë dhe pa shenja jete', spitali 'Koço Gliozheni': Ndodhet në gjendje tepër të rëndë

Spitali “Koço Gliozheni”, ka dhënë detaje mbi gjendjen e fsohnjes që i përket gjinisë mashkullore që u gjet i braktisur një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se në momentin kur foshnja ka mbërritur në reanimacion ka qenë i mbuluar me gjak e baltë dhe i është konstatuar hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Më pas foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë.

"Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete. Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres). Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë", reagimi i spitalit.

Ora 20:31
Braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndalohet 30-vjeçarja, dërgohet në spital

1699446990_finalprojekt.00393021.Still084.jpg

Policia ka ndaluar 30-vjeçaren e cila braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Nëna e foshnjës nga Pogradeci është dërguar një spital për ndihëm mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ora 13:41
Foshnja e braktisur u gjet e mbështjellë me batanije, dalin pamjet nga bodrumi i pallatit në Yzberisht! Banorët dëgjuan të qarat

 

Report Tv ka siguruar pamjet e bodrumit të pallatit në Yzberisht ku u gjet  foshnjë e braktisur e mbështjellë me batanije. Një banor i zonës ka dëgjuar në bodrumin e një pallati të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë. Foshnja është gjetur e mbeshtjellë me disa batanije dhe është transportuar mënjeherë në spital, ka pasur disa shqetesime por tani është në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë po vijojnë hetimet per të parë se kur është braktisur fëmija dhe nga kush.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia: 09/11/2023 00:32

    O Taooooo o trim me flete, avash e para se je minister o tao jo per cdo zjarr qe bie ne autostrade apo cdo shqetesim te komshiut qe ben zhurme duhet dalesh ne tv. Mos ndiq shembullin e saje qorrit se fundin se kishte per hajer. E dyta shoku Tao, lane nam shefat e komisariateve e cdo polic, fjalen e pare thone me urdher te minsitrit…!! Tao je post politik ti xhan sje post teknik. Urdherat policet i marin nga kryepolici rrumbullaku, po nejse edhe kjo pune. E treta Tao, para drejtesise te ve prokuroria jo policia e degraduar deri ne palce qe drejton ti. Lexo pak literature Tao, lexo pak kod procedure penale ne darke mos rri restoranteve cdo nate. Hajt sukese ne jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?