Spitali “Koço Gliozheni”, ka dhënë detaje mbi gjendjen e fsohnjes që i përket gjinisë mashkullore që u gjet i braktisur një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se në momentin kur foshnja ka mbërritur në reanimacion ka qenë i mbuluar me gjak e baltë dhe i është konstatuar hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Më pas foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, ndërsa ende mbetet në gjendje tepër të rëndë.
"Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete. Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres). Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.
U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë", reagimi i spitalit.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Nëna braktis foshnjën e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht! Banorët dëgjuan të qarat! 30-vjeçarja ndalohet nga policia dhe dërgohet në spital
B.K/ReportTv.al