Tiranë/ 37 vjeçarja lind parakohe, vdes në QSUT pas komplikacioneve, La pas 2 fëmijë të mitur! Zbardhet dëshmia e bashkëshortit në polici

Tirane-  Brunilda ishte nënë e dy fëmijëve, 12 dhe 6 vjeç dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e tretë, por 37 vjeçarja humbi jetën në QSUT mëngjesin e 7 tetorit. Brunilda Deliu ishte 8 muajshe shtatzënë dhe ishte paraqitur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” me hemoglobin të ulët dhe gjendje gripale prej disa ditësh, e me temperaturë.

Mësohet se gruaja ka kryer lindje të foshnjës në muajin e tetë disa ditë më parë. Foshnja ka jetuar 4-5 orë dhe më pas ka ndërruar jetë. 37 vjeçarja pas lindjes ka pasur komplikacione shëndetësore të shtuara edhe është dërguar më pas në QSUT nga ku ka humbur edhe jetën mëngjesin e 7 tetorit.

Gruaja nga Shëngjergji, me 5 tetor ishte shkuar nga materniteti 'Geraldin' në QSUT në gjendje kritike ku është shtruar në reanimacion dhe pas dy ditësh ka ndërruar jetë.

Policia po verifikon nëse mjekët kanë zbatuar rregullat standarde për rastin. Nga ana e familjarëve nuk ka asnjë pretendim por megjithatë hetimet kanë nisur për të saktësuar shkakun e vdekjes dhe pyetjen e familjarëve.

Bashkëshorti i të ndjerës ka deklaruar në polici se mjekët kanë bërë të pamundurën, por ka qenë fati i keq. Po ashtu ai ka thënë se kanë pasur në plan ta nisin me charter në Turqi, por nuk e përballonte dot rrugën. Mësohet se e reja vuante nga një sëmundje gjaku.

Ora 18:59
Detaje të reja/ E reja ndërron jetë në QSUT pas lindjes së parakohshme! Foshnja 8 muajshe jetoi 4-5 orë   

Zbulohen detaje të reja lidhur me vdekjen e 37 vjeçares Brunilda Deliu e cila ndërroi jetë dje në ambientet e QSUT.

Mësohet se e reja vuante nga sëmundja e gjakut. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është paraqitur me hemoglobin të ulët dhe gjendje gripale prej disa ditësh, me temperaturë. Gruaja ka kryer lindje të foshnjës në muajin e tetë. Foshnja ka jetuar 4-5 orë dhe më pas ka ndërruar jetë. 37 vjeçarja pas lindjes ka pasur komplikacione shëndetësore të shtuara edhe është dërguar më pas në QSUT nga ku ka humbur edhe jetën.

Brunilda ishte nëna e dy fëmijëve, 12 dhe 6 vjeç, informon gazetarja e Shqiptarja.com, e Report Tv, Xhoana Çallaku

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?