Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e 34 vjeçarit Klajdi Buza, i cili mbrëmjen e sotme hapi zjarr drejt një patrulle policie në afërsi të Rinasit.
Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët kanë shkuar tek biznesi i tij, një servis makinash, Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë nga brenda servisit duke u rrezikuar jetën, por më pas ai është ndaluar nga policia.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Lëvizte i armatosur afër Rinasit, arrestohet 34 vjeçari! Qëlloi me armë në drejtim të policisë nga servisi i tij, nuk ka të lënduar (EMRI)
S.B/ReportTv.al