Policia ka shpallur në kërkim Joni Sadikaj dhe 4 të tjerë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Astir (9 janar), ku një 21 vjeçare telefonoi policinë duke thënë se ndihej e kërcënuar se do të vrisnin.
Sipas policisë, ka dyshime se i dashuri i saj Joni Sadikaj dhe 4 djemtë e tjerë e kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin e marrë me qira në Astir.
Në kërkim janë shpallur: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
‘Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë’, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Lajmi kryesor:
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
S.B/r.k./ReportTv.al