Tirane- Dy të rinj janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën varësen një shtetaseje që po ecte në këmbë në 'Rrugën e Elbasanit' në Tiranë.
Ngjarja është shënuar 2 ditë më parë, më 15 gusht. Kamerat në rrugë kanë filmuar autorët të cilët i tërheqin varësen nga qafa kalimtares që në atë moment ishte vetëm.
Të arrestuarit janë D. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Operacioni u kodua "Necklace".
Komento