Një ‘laborator’ droge është zbuluar brenda një banese në Yzberisht, ku përgatitej lënda narkotike dhe përpunohej në trajta dhe forma të ndryshme për shitje. Në pranga është vënë pronari i banesës, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, si personi që siguronte sasi të mëdha kanabisi e kokaine dhe i shiste në Yzberisht.
Brenda banesës u gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kg kanabis në formë çokollate, e cila ishte e ndarë në 69 paketime dhe 22.5 litra vaj kanabisi që arrinin në vlerën rreth 500 mijë euro. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti gjithashtu edhe rreth 65 gramë kokainë si dhe dy armë zjarri, pistoletë dhe armë gjahu.
Gazetari Sokol Dema raporton se 61-vjeçari, i cili nuk rezulton me precedent penalë, e siguronte kanabisin dhe vajin në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste në doza të vogla, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.
Report TV sjell pamjet e pallatit ku u zbulua apartamenti, i cili ishte në katin më të lartë. Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Shape” po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shape”.
Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lajm ne perditesim...
Në këtë pallat në zonën e Yzberishtit, në një apartament në katin më të lartë, u gjet sasia e drogës prej 17 kilogramësh që përpunohej dhe më pas shitej në zonë.
61-vjeçari Shkëlqim Krrashi e siguronte drogën nga Maqedonia e Veriut. Kokainën e shiste me pakicë ndërsa kanabisin dhe vajin me shumicë.
Report TV siguron foton e Shkëlqim Krrashit, 61-vjeçarit të arrrestuar nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge, ku e përgatiste dhe e shiste në zonë.
Krrashi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa mësohet se kanabisin dhe vajin e merrte në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste me doza, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.
Komente

Po ky budalli, ti i be konkurence policeve?
Përgjigju