Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Makina përplas një grua pranë stadiumit Dinamo, shoqërohet drejtuesja

10 Shtator 2019, 08:23| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 10:42

  • Share

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pranë stadiumit Dinamo në Kryeqytet rreth orës 08:20 në rrugën 'Sulejman Delvina'. E plagosura është A.K, 50-vjeç dhe është dërguar menjëherë në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesja e makinës që ka shkaktuar aksidentin është M.Y dhe është shoqëruar në Komisariat për të dhënë shpjegimet e mëtejshme.

Gjatë mëngjesit të sotëm një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, ku u përplasën dy makina. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar tre persona që ishin brenda automjeteve.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?