Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 29-vjeçarit, Skerdi Sina, i cili u kap ditën e djeshme pas një ndjekje si nëpër filma.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Një ditë më parë në zonën e “Vasil Shantos”, rreth orës 16:30, Forcat “Shqiponja” i kërkuan ndalimin një automjeti tip “Audi Q8”, pasi kishin dyshime se personat në të ishin të armatosur.
Drejtuesi nuk iu bind urdhrit, u largua me shpejtësi dhe përplasi tre automjete. Më pas, ai dhe pasagjeri braktisën makinën në rrugën “Moskat” ku dhe hodhën një armë zjarri në rrugë.
"Në vijim të informacion të dhënë pasditen e djeshme, mbi vënien në pranga të shtetasit S. S., informojmë se në vijim të veprimeve, për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme;
-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më tej, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me rastin e djeshëm, u gjet në automjetin e sekuestruar, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa", informoi sot policia.
Lajmi kryesor:
Ndjekje si në filma! Policia u vihet pas 2 të kërkuarve për ngjarjen te Astiri! Përplasin 3 makina e ia mbathin! Joni Sadikaj ende në kërkim
Xh.K/I.M/ReportTv.al
