Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.
Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.
Pas daljes nga godina ai foli shkurtimisht për mediat:
"Isha për 21 Janarin, bëra deklarime çfarë kam parë në atë kohë!".
Mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit” dhe rrethanat e asaj ngjarjeje tragjike.
SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.
Prenga e la mandatin e deputetit në muajin shkurt të vitit 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme. prokuroria e kishte akuzuar në lidhje me formularin e Dekriminalizimit, teksa ish-deputeti dorëzoi më tej në Kuvend mandatin e deputetit.
(Lajmi në përditësim...)
Lajmi kryesor:
21 janari/ SPAK thërret të dëshmojnë Salvator Kaçaj e Armando Prengën! Ish-kryekomunari i Shëngjinit e ish-deputeti i PS: Ishim si protestues (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al