TIRANË - Të shtunën e 7 qershorit kryeqyteti shqiptar do jetë epiqendra e tifozëve të Kombëtares, pasi në orën 20:45 luhet sfida e Grupin K kualifikues të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ndërkohë ka nisur çmontimi i tendave të jashtme të bizneseve në zonën rreth stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet ky takim. Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh për një ndeshje futbolli, praktikë e aplikuar edhe për finalen e Conference League në vitin 2022.
UEFA dhe policia këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues. Të shumta do jenë kontrollet për tifozët, ndërsa secili prej tyre që do futet në stadium duhet të ketë mjet identifikues me vete, i cili duhet të përputhet me emrin e personalizuar në biletë.
Komente
