As temperaturat ekstreme deri në 41 gradë celsius që kapluan sot Tiranën, nuk ndaluan Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për të detyruar një grusht protestuesish që të dalin para bashkisë. Si kauzë, ata kanë deklaruar largimin e Erion Veliajt dhe kthimin e bashkisë tek qytetarët, por sërish dominuan thirrjet për lirimin e Berishës “non grata”, të cilin e quajtën të burgosur politik.
Pamjet me dron tregojnë gjithnjë e më pak mbështetës në protestën që u zhvillua në kushte të paimagjinueshme të temperaturave ekstreme për rreth 60 minuta.
Molotovët ishin kryefjala e tubimit, duke rrezikuar sërish jetën e efektivëve të policisë në krye të detyrës, po ashtu në kushte të vështira prej vapës.
Kësaj here Belind Këlliçi dhe të tjerët hoqën dorë jo vetëm prej gomave që javët e shkuara mbuluan me tym e flakë protestuesit, por edhe shtyrjet me policët. Këta të fundit nuk kishin më as mbrojtëse metalike, mungesa e të cilave tregoi qartë se protestuesit nuk duan të hyjnë në bashki, ndryshe nga sa pretendohet.
Nuk munguan sërish Klevis Balliu, Tedi Blushi, Dorian Teliti e Flamur Noka, të cilët këtë radhë zgjodhën vetëm “armën” e fjalës. Protesta e radhës u la të premten e 28 qershorit.
Një efektiv policie rrezikoi jetën nga hedhja e bombave me molotovë drejt godinës së bashkisë së Tiranës.
Në një foto të LSA duket që flaka e shkaktuar nga shpërthimi i molotovit gati sa nuk I djegu këmbën. Fatmirësisht reagimi i tij I shpejtë bëri që gjithcka të përfundonte pa ndonjë incident të rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që militantët e opozitës duke hedhur molotovë rrezikojnë dhe jetën e policëve.
"i djegu" i dogji thuhet o gazetar
Përgjigju