Tiranë- Një plagosje dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 19:10, Policia bën me dije se është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.
“Aktualisht 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia, duke shtuar se hetimet janë ende aktive.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Komento
Komente
