Kronikë

Vlorë/ 2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te 'Uji i Ftohtë', përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar (EMRAT+VIDEO)

2 Gusht, 21:51| Përditesimi: 2 Gusht, 22:54

  • Share

Vlorë- Dy persona të plagosur me mjete prerëse përfunduan në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, teksa rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga policia vendore.

Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Ngjarja ndodhi te rrethrrotullimi i "Skelës", në lagjen "Uji i Ftohtë" dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur pas grindjes, teksa pas ndjekjes nga efektivët e Qarkullimit Rrugor u kapën dhe shoqëruan 2 persona që besohet se janë të implikuar në krim.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se kanë plagë të shkaktuara me thikë në trup. Policia tha se ata po marrin ndihmën mjekësore.

“Rrreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç. Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, tha policia vendore.

Në ambientet e spitalit ka shkuar edhe edhe policia për të sqaruar rrethanat, personat e përfshirë, shkaqet, ndërsa ka edhe autorë të tjerë të përfshirë. Dyshohet sipas imformacioneve të para, se plagosja e dy personave ka ardhur pas një grindjeje me një grup tjetër, që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet te jetë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendgjarje është gjetur dhe thika.

Po ashtu burime policore thanë se dy personat e dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Vlorë për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e dinamikës e shkaqeve.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet kur një prej të dyshuarve ndalohet nga policia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?