Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Plagoset me armë te ‘Fresku’ 27-vjeçari, shkon vetë në spital! Policia nis hetimet për shkaqet dhe rrethanat

2 Gusht, 20:38| Përditesimi: 2 Gusht, 22:54

  • Share

Tiranë- Një plagosje dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Rreth orës 19:10, Policia bën me dije se është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut.

“Aktualisht 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia, duke shtuar se hetimet janë ende aktive.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?