Kronikë

Tiranë, furnizonin me heroinë e kokainë lokalet e natës, 10 të arrestuar, ja kush është kapoja/ EMRAT+FOTO

6 Korrik 2018, 19:40| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 21:36

  • Share

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë në lokalet e natës në disa zona në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Organizatori, sipas policisë është Shaqir Shtishi i dënuar më parë, ndërsa bashkë me atë në pranga kanë rënë edhe;  Edmond Vlashi, Etmir Feta i dënuar më parë dhe Ylber Gaxherri. Report Tv ka siguruar foton e Shaqir Shtishit.

Shaqir Shtishi

Grupi shpërndante dozat me lëndën narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. Pjesë e grupit, por të arrestuar më parë, rreth 8 muaj, sipas policisë janë edhe; Klejvi Kalivaçi, Alti Zhurzhi,  Tedi Neziri, Jani Beja dhe Flamur Algjoni. 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj deklaroi se është sekuestruar; përzierës, kokainë dhe heroinë, por pa dhënë sasinë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe një sasi lekësh e eurosh. Kastriot Skënderaj  u shpreh se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara.

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?