TIRANË- Një tjetër divorc (pas ngjarjes në Elbasan), ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin et tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Pas ngjarjes Picari e ka hedhur pistoletën TT në lumin Lana, ndërsa arma e krimit është gjetur pas disa orë kërkimesh në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë.
Në dëshminë e tij në polici Mexhit Picari tha se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj.
Nuk dihet nëse plumbat e kanë kapur rastësisht Camajn, i cili është edhe avokati i Nevaldo Hajdarajt, ish policit që vrau Klodian Rashën. Avokatin e ka prekur një plumb dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020 nga viktima, ndërsa gjyqtare ishte Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca ndërsa sot ka qenë seanca e pestë.
Pasditen e sotme policia arrestoi edhe gruan e viktimës Dhurata Salianj, pasi akuzohet si bashkëpunëtore e babit të saj në vrasjen e bashkëshortit. Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup.
Si lindi konflikti mes çiftit Kudret (Viktima) dhe Dhurata Saliajt (Vajza e autorit)
Report Tv mëson se zanafilla e konfliktit mes çiftit Kudret (viktima) dhe Dhurata Saliaj janë akuzat për tradhti. Viktima ka akuzuar ish-gruan e tij për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj, ndonëse kjo e fundit i ka mohuar akuzat. 3 fëmijët qëndronin me babanë e tyre duke mos lënë nënë e tyre, Dhuratën që t'i takonte. Sipas saj, burri i ka manipuluar fëmijët duke i gënjyer. Mirëpo teksa nga njëra anë gruaja ka mohuar akuzat, në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 Tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore. Në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.
*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Arsen Rusta
VIDEO nga vendi i ngjarjes
Viktima Kudret Saliaj, Dhurata Saliaj dhe i ati i saj, autori Mexhit Picari
Policia e Tiranës ka arrestuar Dhurata Salianj, vajza e Mexhit Picarit, autorit i vrasjes së dhëndrit të tij Kudret Saliaj ditën e sotme në një lokal, e akuzuar si bashkëpunëtor e babait të saj.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 53-vjeçari Mexhit Picari, dyshohet se kreu krimin në bashkëpunim me vajzën e tij, njëherazi bashkëshorte e viktimës.
Dhurata ishte e pranishme sot në lokalin ku babai i saj i ekzekutoi burrin duke e qëlluar 8 herë, 5 prej plumbave e kapën në trup. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Arma që përdori autori e gjetur nga RENEA sot në lumin e Lanës
Mexhit Picari pasi qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, me pistoletë TT e hodhi më pas në lumin Lana dhe më pas u largua drejt banesë së vajzës së tij në Yzberisht ku dhe u arrestua nga policia. Pas ngjarjes forcat RENEA kanë kontrolluar në Lanë, ku kanë gjetur edhe armwn e krimit që kishte rënë në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë.
Mes akuzave për tradhti, nëna e Dhurata Saliajt ka mohuar që vajza e saj të ketë tradhtuar bashkëshortit, Kudret Saliaj që sot u ekzekutua nga vjehrri.
"E vras me duart e mia vajzën time nëse konfirmohet se ka dashnor, ama dua dashnorin", ka thënë nëna në një intervistë televizive.
Pamje të rëndë janë ato që vijnë pas ekzekutimit me 5 plumba të Kudret Saliajit në mes të një lokali në Tiranë nga ish-vjehrri i tij, Mexhi Picari. 41-vjeçari është lënë i vdekur në tokë nga të shtënat me armë zjarri të ish-vjehrrit të tij, i cili tha se vrau për nderin e vajzës. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, i cili siç shihet po qendron i ulur në karrige duke folur në celular.
Pritej që sot Gjykata ti jepte kujdestarinë Kudret Saliajt i cili u vra nga vjehrri Mexhit Picari. Autori e vrau Saliajn pas seancës së 5 të divorcit me vajzën e tij. Sipas auorit viktima e kishte akuzuar pa të drejtë vajzën e tij për tradhëti dhe për dhunë në familje.
Zbardhet dinamika sesi ndodhi vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë gjykatës. Sipas burimeve, autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal, disa karrige me tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.
"E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë", ka thënë ai mes të tjerash.
Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.
Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.
“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt në media.
Report Tv ka siguruar foton e viktimës dhe autorit, Kudret Saliajt dhe Mexhit Picari.
Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi ka deklaruar se është arrestuar Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Për ish bashkëshorten e viktimës thotë se ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.
"Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. I ati i vajzës është autor. U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas", tha ai.
Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajit, ish-dhëndrit të tij ka qenë me detyrë ish polic burgjesh.
Report Tv ka mësuar zanafillën e konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.
Report Tv mëson se vrasja e Kudret Saliaj ka ndodhur para seancës që ky i fundit kishte me vajzën e autorit për divorcin.Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë.
Padia për divorc është paraqitur nga viktima në 24 dhjetor 2020. Çështja me gjyqtaren Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca dhe sot në orën 12:00 ka qenë seanca e pestë.
Policia jep njoftimin zyrtar për vrasjen në Tiranë.
"Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Kudret Saliaj i cili është vrarë pranë Gjykatës së Tiranë në një lokal, është qëlluar nga ish-vjehrri me 8 plumba. 5 plumba e kanë prekur në trup duke e lënë të vdekur në vend.
Kudret Saliaj u vra nga ish-vjehrri ndërsa ishte duke pirë kafe me avokatin Adriatik Cama. Kanë qenë problemet familjare që kanë çuar deri në vrasje, më i fundit divorci me vajzën e autorit i kërkuar nga viktima.
Kudret Salia është emri i personit që është vrarë sot pranë Gjykatë në Tiranë nga ish-vjehrri.
Adriatik Cama, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu, ka qenë pjesë e disa dosjeve 'të dështuara', si ajo e 21 janarit, mos-dënimi i Mark Frrokut dhe disa çështjeve të tjera hetimore. Cama s e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin e zv-drejtues Prokurorie, por për një, çështje të përfunduar jo ashtu siç pritej ai u shkarkua nga detyra duke marr gradën e një oficeri të thjeshtë, për t’u transferuar më pas në Has. Sot, Cama është me profesion avokat, ku ka marrë në mbron policin Nevaldo Hajdaraj, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Aktualisht ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, në një lokal. Mësohet se autori, babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci, teksa e ka pësuar dhe avokati Adriatik Cama. Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal.
Report Tv mëson se në tavolinë me viktimën ishte dhe ish-prokurori Adriatik Camaj, me profesion avokat. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha.
Nje gje mund te pranohet :Ky cift nuk kishin pasur ndonjehere dashuri per njeri-tjetrin.Xhelozia,mosbesimi,tradhetia,lidhjet jashte martese,jane treguesi qe ky cift kishte gjithecka mes tyre,por jo dashurine dhe ja si erdhi fundi.
PërgjigjuKeq ardhje per plagisjen e Avokatit ,por qe dhandrrit ja ka bere shuuum mire, jane shum dhendrra qe meritojne plumbin .Ka shum nana babi qe niprit e mbesat i mesojne te shajne nanen qe i lindi . Nana qe i lindi eshte mburoja ma e forte per femijet , tek nana eshte buka e ambel edhe kur eshte thate .Kush nuk vlerson mamin e femijeve ska burrni .Brravo babe qe i ke dal zot vajzes tane .Ate qe kerkoj i ke dhen dhendrrit.
Përgjigjupo nese gruaja ishte kurve sic thoshte dhendri?? apo kurverine e kemi zakon te mire dhe nuk ka gjo...vetem ti dalim zot femijes pa ci qi robt se eshte karakurve...
Ca i jepni jehone ktyre gabelve, Boll me kto me nder te madh shume Njeri me zi se tjetri.. Duke rujt nderin kto!!!
PërgjigjuTe lumte Dora. Ky zoteria dha nje mesim shoqerise me shume se te gjitha ato OjQ qe dalin pa breke dhe thone mbrojne femrat. Kete jane zakonet e Shqiptarit jo kozmoplitanet lgmbt e ku e di une. Me koken lart zoteri dhe ne nqs gjykata do te denoj me demek me ligj euopian ju kujtoj gjykuesve se para 2 vjetesh ne shkoder burri vrau graun qe ishte dhe gjykatese se nuk pranonte divorcin. Shqiperia e Shqiptarve. Poshte Kosmopolitanet .
PërgjigjuZotria e vrau se ate dite dhendri merrte kujdestarine e femijeve ligjerisht o palle. Keshtu femijet i mbeten vajzes. e humbi me ligj e i mori jeten, zakon leshi
ore po me avokatin cpati ky??
PërgjigjuVrasje,prerje, perdhunime ,vjedhje droge,prostituta. Shqiperi moj te kam dhjere si nuk u bere njeher ,, filmo ketu filmo..filmo pra..
PërgjigjuPo atje llumi ka mbetur ajka e shiptareve iku në emigracjon ka ngel dembell rrugact kriminel dhe k..vat