Kronikë

Vrau ish dhëndrin, autori ishte ulur në të njëjtin lokal së bashku me vajzën! Zbardhet dëshmia e tij: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë!

4 Qershor 2021, 13:36| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 14:45

  • Share

 

Zbardhet dinamika sesi ndodhi vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri Mexhit Picari në një lokal pranë gjykatës. Sipas burimeve, autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal, disa karrige me tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë. 

"E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë", ka thënë ai mes të tjerash.

Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.

 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Kishte kërkuar divorcin, vjehrri ekzekuton ish-dhëndrin para gjyqit, plagoset avokati! Në pranga autori dhe bashkëshortja e viktimës, bashkëpunuan në vrasje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?