Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro, janë vetëm disa nga produktet që mund të gjenden lehtësisht në rrugët, por dhe dyqanet e Tiranës.
Të ngjashme në pamje me markat luksoze por larg cilësisë dhe çmimit të tyre real.
Në një vëzhgim të Report TV në rrugët e kryeqytetit, dallohet qartë prania masive e produkteve me logo të njohura, por të prodhuara në mënyrë të paligjshme.
Shumë qytetarë pranojnë se kanë pasur vështirësi për të diferencuar produktet origjinale nga ato false, veçanërisht kur çmimi është i përafërt me atë të produktit origjinal. Madje disa janë mashtruar pa e kuptuar.
"Një palë atlete qe supozohet qe te ishin origjinale, por qe nuk ishin. Ishte çmimi 120 euro, por që në treg mund t’i gjeje edhe vetëm me 25 mijë lekë.
"Mua me kanë mashtruar, me Nike, me Burbery me lloj lloj. E kemi dalluar qe nga materiali, nga firma".
"Po ka raste se edhe i dallojmë edhe nuk i dallojmë".
"Nëse janë shumë mjeshtra nuk di t’i dalloj në fakt. Por në gjendje të lirë dallohen", shprehen disa prej qytetarëve
Ndërsa disa të tjerë thonë se janë më të kujdesshëm dhe përpiqen të shohin me imtësi çdo detaj për të mos rënë pre e mashtrimeve.
"Unë i di ato sepse unë kam qenë jashtë edhe e di se kush është origjinale dhe kush jo. Un nuk marrë ashtu. Po më pëlqyen i marrë".
"Besoj se deri diku i njoh. Kanë ato kodet e veta. Njihet origjinalja nga falsja. Dallohet. Ka ndryshime sa të duash. Këtë bluze qe kam veshur është origjinale dhe e kam marrë 95 euro", shprehen disa të tjerë.
Edhe pse ekzistojnë masa ligjore për të frenuar shitjen e produkteve false, tregjet vijojnë të jenë të mbushura me to.
Komente

Markat luksoze i gjen ne 3 forma:1-Origjinalet qe jane me te vertete origjinale.Ne rradhe te pare ato nuk prodhohen ne vende si Kina,India,etj,Se dyti,po te shikoni sitet e markave origjinale,shikon cmimet e verteta te tyre,qe jane stratosferike.Nese doni te blini origjinalet mund t'i blini direkt on-line prej siteve te tyre,kundrejt nje pagese te kripur,por mund te gjeni origjinale te verteta edhe ne tregun e mallrave te ricikluara,por qe te dallosh aty te vertetat duhet te jesh ekspert i markes e modes.2-Marka origjinale,ose me sakte gati origjinale mund t'i gjesh dhe ne dyqane serioze e te njohura.Keto jane prodhime qe jane /Made in China/por qe prodhohen me leje nga markat e njohura per nje konsumator me te gjere,e jo per ata qe blene prodhime /high-end/.P.sh para disa vitesh bleva nje /Michael Kors/ per 350 $ prodhuar ne Kine me bekimin e designer-it e shitur te Macy's.3-Jane dhe imitacionet qe jane me te vertete imitacione qe kapen perhere nga policia si kontrabande,qe mbushin tezgat e qe dallohen per cmimet vertet te ulta.
Përgjigju