Vdes në duart e policisë 32-vjeçari i ndaluar në Tiranë! Ekspertiza paraprake: Gëlltiti qesen me kokainë, ndërroi jetë nga overdoza! AMP: Itinerari pasqyrohet në pamjet e 5 kamerave

20 Tetor 2022, 07:19| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 21:48

  • Share

TIRANË- Një ndjekje nga policia para mesnatës kanë qenë momentet e fundit të jetës së një 32-vjeçari në Tiranë. I riu i identifikuar si Lear Kurti ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të mbrëmjes së të mërkurës kur policia i ka bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ia mbathi me vrap.

Pas këtij veprimi, forcat blu i janë vënë në ndjekje të riut për rreth 300 metra derisa arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht dridhje. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se viktima Lear Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Sapo ka zbritur nga makina e policisë, gjendja e tij është përkeqësuar ndaj policia ka njoftuar ambulancën. Duke qenë se po vonohej, vendosën që ta transportonin vetë për në spitalin e Traumës, ku mbërriti pa shenja jete.

I riu ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave. Në ekspertizën paraprake ka rezultuar se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

Sipas burimeve, nuk është ushtruar dhunë ndaj tij, megjithëse pritet të konfirmohet. Sa i përket sëmundjes nga e cila vuante, Report Tv ka mësuar se në ambientet e komisariatit është paraqitur dhe një tjetër person që ka konfirmuar tezën e epilepsisë dhe ka theksuar se rreth 2 javë më parë ka pasur krizë të njëjtë e për pak sa nuk kishte ndërruar jetë, por nuk e ka të regjistruar në kartelën mjekësore. 

Ndonëse mbrojtja thekson se mund të ketë pasur dhunë, ende mbetet e pakonfirmuar dhe aktualisht po hetohen kamerat e sigurisë në vendin ku u arrestua dhe në komisariat. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht mësohet se janë duke u marrë në pyetje efektivët e patrullës që shoqëruan të riun si dhe të tjerët që kanë qenë të pranishëm në Komisariat mbrëmjen e 19 tetorit.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu, i cili është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit. Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penalë për vjedhje dhe drogë. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit, ky i fundit pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Pajtim Serjani është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës.

Ora 15:39
Vdekja e të riut, Policia dhe APM: S’ka shenja dhune! Iu gjet në stomak një qese 5x5 cm me drogë! Efektivi s’ka bërë veprime të kundërligjshme

 

Prokuroria dhe AMP kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për media, ku bëjnë me dije se në trupin e të riu Lear Kurti, nuk janë evidentuar shenja dhune. Në reagimin e tyre, ato bëjnë me dije se itinerari i të riut pasqyrohet në pamjet filmike të 5 kamerave duke theksuar se nuk ka pasur sjellje të kundërligjshme nga ana e efektivëve.

“Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprimet hetimore proceduriale në lidhje me ngjarjen ku shtetasi L.K., 32 vjeç ndërroi jetë pasi u shoqërua nga punonjës policie të Komisariatit Nr.3 Tiranë gjatë një kontrolli rutinë, nga të cilat rezulton se: Në datë 19.10.2022, ora 23:07, punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës kanë konstatuar një person duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasi është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

Në vijim, pasi është qetësuar, shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar i gjithë itenerari dhe veprimet e punonjësve të Policisë nga momenti kur shtetasit i kërkohet të identifikohet deri në shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të policisë Nr 3.

Ky itenerar pasqyrohet në pamjet filmike të admnistruara nga 5 kamera të vendeve të ndryshme, deklarimet e personave të pranishëm, mes tyre dhe dy shtetas shokë të viktimës, si dhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë. Nga veprimet hetimore në vazhdim janë dhe këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nga e cila nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5x5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit të shtetasit L.K., 32 vjeç. Për sa më sipër, AMP nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet për të sqaruar dhe zbardhur shkakun e vdekjes dhe rrethana të tjera të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Ora 13:40
Vdiq pas shoqërimit në komisariat, Lear Kurti dyshohet se gëlltiti qesen me drogë, ndërroi jetë nga overdoza

1666252868_WATERMARKREPORTtv.00353317.Still010.jpg

Në ekspertizën paraprake ka rezultuar se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës. Në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa cm ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lëndën narkotike. Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qenë kokaine apo jo. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lendes plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

Ora 13:34
Vdiq në duart e policisë, pas përfundimit të punës së ekspertizës, trupi i pajetë i 32-vjeçarit tërhiqet nga familjarët

 

Ekspertiza duket se e ka përfunduar punën pasi trupi i pajetë i 32-vjeçarit Lear Kurti që vdiq në duart e policisë është marrë nga familjarët. Pasi të nxjerrin rezultatet pritet të qartësohet shkaku i vdekjes.

Ora 11:55
Akuza e falsifikimit të kartmonedhave, pas 5 ditësh Apeli do të jepte vendimin për Lear Kurtin

1666266229_311777535102258236408894861918138439623304591n.jpg

Gjykata e Apelit në Tiranë do të shqyrtonte një proces gjyqësor në ngarkim të Lear Kurtit me akuzën e falsifikimit të kartmonedhave të kryer në bashkëpunim. Kurti ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2016, por vendimi u apelua nga prokuroria e Tiranes pasi ka kërkuar dënim dhe fajësi. Seanca ishte parashikuar të mbahej më 25 tetor në gjykatën e Apelit.
 

Ora 11:47
U birësua kur ishte 2-vjeç nga çifti Isai, historia e trishtë e Learit që vdiq në duart e policisë

1666252868_WATERMARKREPORTtv.00353317.Still010.jpg

Lear Kurti është 32-vjeçari i cili ndërroi jetë në duart e policisë pas shoqërimit në komisariatin e Policisë nr.3 në Tiranë. Shkaku i vdekjes së të riut është ende i paqartë, teksa historia e jetës së Learit është tejet e trishtë.

Në dëshminë që ka dhënë për TCH, babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues. Arturi tregon se e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyert e morgut për t’i parë trupin.

Ora 11:03
Vdiq në duart e Policisë, burime nga të afërmit e të riut: 32-vjeçari kriza të shpeshta epilepsie, më e fundit para 2 javësh

1664642244_1663528660policia.JPG

Report Tv ka mësuar se në ambientet e komisariatit është paraqitur dhe një tjetër person që ka konfirmuar tezën e epilepsisë për 32-vjeçarin që vdiq në duart e policisë dhe ka theksuar se rreth 2 javë më parë ka pasur krizë të njëjtë e për pak sa nuk kishte ndërruar jetë.

Ora 10:55
32-vjeçari vdiq pas ndjekjes nga policia, dyshohet se gëlltiti një dozë kokaine që kishte me vete

1665816649_policiaVlore1.jpg

32-vjeçari Lear Kurti që vdiq në duart e policisë dyshohet se kishte një dozë kokaine të cilën mund ta ketë gëlltitur kur u ndalua nga forca blu, thonë burime ende të pakonfirmuara. Kjo mund t’i ketë dhënë probleme shëndetësore ndërsa mbetet ende e paqartë se cila është arsyeja që i ka shkaktuar vdekjen.

Ora 10:00
Del FOTO, kush është 32-vjeçari që vdiq në duart e policisë pas shoqërimit në komisariat

1666252868_WATERMARKREPORTtv.00353317.Still010.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e 32-vjeçarit Lear Kurti që vdiq në duart e policisë së Tiranës pas shoqërimit në komisariat.

Ora 09:10
Vdiq pas shoqërimit në komisariat, 32-vjeçari përdorues droge, vuante nga epilepsia! Shok i Pajtim Serjanit, pjesë e grupit të Shullazit

Viktima Lear Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar te shfaqë probleme shëndetesore dhe të dridhura.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë. Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu.

Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ish -polici: 21/10/2022 20:36

    POLICIA DERI ME TANI NUK PO TREGOHET E PASTER,,,KUR POLICI I RI VRAU POLICIN E VJETER,,,,U NXORR KAMERA NE KOMISARIAT DHE E PAME GJITHCKA,,,,,PSE SOT NUK BEHET PUBLIKE VIDEO E KAMERES TE ARRESTIMIT TE KURTIT NE KOMISARIAT,,,PSE NUK DALIN KAMERAT,,KUSH KA FRIKE TE NXJERRE KAMERAT.....????????

    Përgjigju
  • Iris: 21/10/2022 00:09

    Le t'ia leme shkences te flase,por perpara se te hidheni ne konkluzione duhet te dini disa gjera:1-Ne rast rrahje e dhune,mbeten gjurmet e hematomave ne trup,vecanerisht kur personi humb jeten.2-Viktima ka pasur nje histori arrestimesh dhe paniku dhe vendi ku mund t'a kete mbajtur drogen,mund te kete cuar ne gelltitje te kokaines.Normalisht mund t'a kishte flakur,por sic thashe,paniku,vendi ku e ka mbajtur drogen dhe nje mungese kontrolli te castit nga policia e cila eshte mjaftuar vetem me prangosje te thjeshte,ka bere qe viktima t'a gelltiste dozen ne nje moment pakujdesie nga policia.3-Fakti qe ka qene perdorues droge,por dhe epileptik e shton rrezikun e humbjes se jetes.4-Fakti qe epilepsine nuk e kishte te shenuar ne kartele,ka qene nje tjeter minus i madh.Nese policia do te kishte info.e duhura,mund te kishte perdorur nje antidode per terheqje te menjehershme nga droga,ose mund t'i kishte kontrolluar gjuhen,per te evituar ndonje gelltitje te mundeshme.

    Përgjigju
  • visar: 20/10/2022 22:19

    Ketu po te jesh drogaxhi si ky behesh pishtar i demokracise.

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/10/2022 21:39

    Policët kriminel e kan vrarë dhe pikë …!

    Përgjigju
  • mane: 20/10/2022 20:53

    Qenkan mbledhur gjithe doktorat e shqiperise edhe komentojne shkakun e vdekjes njesoj si saliu qe gjente shkakun e vdekjen nga stilolapsa pistolet, cadra pistolet dhe thika me helm ...

    Përgjigju
  • shoku: 20/10/2022 19:00

    Ca lidhje ka perdorues droge qe media e mikson me epilepsine.Ai mund te ishte perdorues qejfi dhe pse ishte me epilepsi qe eshte semundje jo vdekje prurese, mos valle policet e lane ne toke dhe hyri gjuha brenda dhe nuk dinin ca benin ose ja gjeten qesen ne xhep dhe ja futen ne stomak.

    Përgjigju
  • Media: 20/10/2022 17:13

    Vazhdoni ju media kazanit vazhdoni avazin e vjeter si me Klodian Rashen e ndjere. Hidhini benzine zjarrit me keto artikuj skandaloze, me genjeshtra e lajme te pa konfirmuara. Vazhdoni ju avazin duke kujtuar te ndjerit veprat penale nderkohe qe ju beni vepra penale cdo dite. Tjetri humb jeten ne duart e policise te tredhur nga krimi ju i kujtoni viktimes sa here qe denuar…. Kjo eshte pak te thuash mizerje

    Përgjigju
  • koli: 20/10/2022 16:26

    ka pas frike budallai ,,,,dhe e ka gelltitur ,,,,shteti te lehalizoje hashashin,,,kush so le ta pije,,,,,nuk na intereson shume......trute i dalshin....

    Përgjigju
  • Protesta: 20/10/2022 16:24

    Vetingu nuk nis nga pedagoget duhet të nise nga policia e shtetit nese ska veting nuk do kete as BE as zhvillim ! Te nise rezoluta ne parlament per veting ne Polici

    Përgjigju
  • Vetingu: 20/10/2022 16:22

    Duhet një protestë që nga 1 janar 2023 te nise vetingu ne policine e shtetit pasi mesa duket ky institucion duhet të kete veting ndryshe nuk ka reforma! Pas vetingut të bëhet rroga 1000€ për policine ! Vetingu te jete I monitoruar nga Brukseli Pozita Opozita dhe Washingtoni ndryshe skemi gje në vije !

    Përgjigju
  • Llum: 20/10/2022 14:23

    Mashtruesa dhe te pa ndere. Pas ndjekjes qesen mund ta hedhe e jo ta gelltise. Jeni mesuar te vrisni njerez e te thoni qe lisjte armee vete.

    Përgjigju
  • Remzi: 20/10/2022 14:04

    Ja pra paska gelltitur qesen me kokaine. Me precedente penal qe i eshte kerkuar te ndaloje per kontroll Cfar do thote tash plaku Mere qe i doli ne mbrojjtje

    Përgjigju
  • Greta: 20/10/2022 14:02

    Konvulsionet dhe shkuma nga goja jane shenja mbidoze,gjithnje nese eshte e vertet qe ka gelltitur cfar kishte me vete.Askush nuk meriton vdekjen por nese ishte shperndares droge ka gjetur cfar ka merituar pasi droga po vret te rinj dhe shperndaresit jan vrases.Ju qe beni sikur ju dhimbset do doja tju shikoja nese femija juaj do vdiste nga droga e shitur nga plera te till.Dhe ndonje komentuesi qe ofendon duke akuzuar ato qe mendojn ndryshe nga si si komunista doni thoja qe esht me komunist se komunistet pasi duhet respektuar mendimi ndryshe dhe i kujtoj qe ne Amerike nuk esht komunizem dhe ngjarje te tilla jane te zakonta.Nese dikush ja pergjegjsi te viget para ligjit,nese policia ka ber vetem detyren shkoni pas Berishes dhe ju

    Përgjigju
  • drejtesi: 20/10/2022 12:04

    Po si po mendoni ta mbuloni kte krim makaber qe keni ber? Si do ju zej gjumi naten qe ishalla nuk coheni mo, ju e gjith familja juaj. Ishalla coheni si prinderit e kti djali qe mund tmos ket qen me i miri por qe askush nuk ka te drejten tja mbylli jeten e jo m ju qe keni per detyr jo vetem morale po dhe paguheni tna e mbroni, kan rritur femijen tyre te vetem per 32 vite me gjith sakrifica dhe dolet ju ta vrisnit. Cfar preteksti tjeter do nxirrni? E di gjith shoqeria,familja qe djali nuk kishte asnje lloj problemi shendetsor.Ai nuk ka lidhje me bandat qe keni permendur skeni pse etiketoni cdo person qe jeton ne ate zone te lidhur me bandat kriminale nderkoh qe policia e shtetit (e droges, krimit) eshte banda e pare, me e madhja dhe qe nuk do shuhet asnjeher ne kte vend te mallkuar. Ne qofte se do ishit aq burra, qe nuk besoj, se jeni bo i komisariat kundra te shkretit per ta vrare, te pakten behuni burra tani dhe nxirreni te verteten. Edhe pse ju skeni as ndergjeje dhe fjalet e mia sdo i degjoj njeri po ju them se Zoti esht i madh, Learit iu prehte shpirti ne paqe, drejtesia per ju ishalla vjen ne format me te dhunshme e barbare, te njejten monedhe te cilet e meritoni pamase duke qene se ju jeni ata qe e niset!

    Përgjigju
  • o boti o vlla: 20/10/2022 11:55

    o boti o vlla po sikur do ndreqeshin me kete reformim a ndreqje te policis a doli KM ne televizor e tha gjithcka do jet ndryshe po ktu asgje sbehet jemi popull leshi duhet me ik o vlla nga syte kembet

    Përgjigju
    • boti: 20/10/2022 14:18

      Po ca do ndreqeshin se te njejtat fytyra jane qe ishin qe ne kohen e salehut, thjesht i xhirojne neper rrethe. Nuk ka njeri plan te bej gje ketu jo se jan te gjith me mik dhe me lek. PO eshte gjynah me ik e me ja len vendin ne dore ketyre plehrave

  • Suela: 20/10/2022 10:56

    Gjith ato muskuj nuk i ka ven duke flejt gjum.Shihet qe esht tip sportiv por me siguri karshilleku qe i bejne policise ka sjell dhe zhdepjen ne dru.Nuk humbet koh krimineli Berisha te mbroj plerat dhe te akuzoj ..prit hetimet o kriminel,sic ndodh ne gjith boten ne raste te tilla.Ka prokurori,autopsi,behen hetime...nuk zgjidhen ceshtjet me deklarata partie

    Përgjigju
    • Labi: 20/10/2022 14:04

      Suela je komplet gore sali ilir dhe rama e di. Te gnith se ca jan po kjo polici e ketyre bastardve qe vetem polici seshte merem me keta te humburit

    • boti: 20/10/2022 11:14

      O bunder, po pse karshilleku justifikon vrasjen? Nuk hoqet dore nga mentaliteti komunist. Fakti qe sala eshte plehre nuk i mohin te drejten e te pasurit te drejte.

  • Ema: 20/10/2022 10:28

    Ky plaku 78 vjecar sa ka vrare e nuk dha llogari asnje here,300 mije vete 97,gërdeci,21 janari ,trebicken,Olldashin,Remzi Hoxhen,Azem Hajdarin e shume te tjere, nje hadut,e del e flet si gjel,por ne shqiperi nuk ka drejtesi,dhe kjo drejtesi e korruptuar nuk po e len te ece përpara kete vend.

    Përgjigju
    • Alb: 20/10/2022 12:35

      Shyqyr flet plaku se keta te tjeret ne shqiperi kan vdek sdihet marrin frym a jo vetem qe paguajn taksa si budallenj pa kerkuar llogari se kushbi vjedh a vret.

    • Cxxxxx: 20/10/2022 11:02

      Sali berisha mori 300 miljon amerikan perpara e jo keto qe thua ti

  • Adi: 20/10/2022 10:25

    proçesorët e shpifjes se Berishes jane më te shpejte se cdo mjekesi ligjore Ky i thote gjerat si i ndjen se kshu vepronin policet ne koh te tij Mbaronin pun me te arrestumin qe ne furgon te policise pa arrit me e çu ne komisariat.

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/10/2022 09:36

    Mjerim

    Përgjigju
  • erion: 20/10/2022 08:50

    pa diskutim qe ka vdwk nga dajaku. po ky popull lecke eshte.

    Përgjigju
  • Plaku nga vlora: 20/10/2022 08:16

    Papa e vrau policia... miqesin e policave dhe dashurin e kurvave mos e pranoni kurr o popull kurr kurr..

    Përgjigju
  • Daniel: 20/10/2022 07:33

    Jam i sigurt se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike mbi te duke i shkaktuar dhe vdekjen. Me ka ndodhur dhe mua tme ndalojne tme marin ne komisariat kot fare tme ushtrojne dhune psikologjike duke me akuzuar se shes droge pa asnje lloj baze dhe me mbajten dhe nje dite ne biruc sikur te isha kriminel. Nuk ka gje me te keqe te te ndodhe nga kta injorante dhe kriminele police qe paguhen nga taksat tona per te na mbrojtur dhe jo per te na vrare.

    Përgjigju
    • Loni: 20/10/2022 09:16

      Aman mo aman vetem kronika degjon ne kete komb! Mjere ai I gjori qe iku! Po ku duan tja din ato e vran tjetrin ndjese paste edhe Rasha shkret edhe asgje su be... Jo me aq me teper te jet perdorues lendesh narkotike! Ky vend eshte plot surpriza cdo dit por nga ato qe nuk duhet te ndodhin! Ne vend te hapin shkolla e te ndertojne spitale e qendra kurative kundrejt kesaj kategorie mbillen kanabis e dalin ato te opozites se bashkuar (sterile) e na bejne morale e si duhet te drejtohet ky vend! Ndjese paste I gjori!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?