Ora shënonte 03:50 e mëngjesit, kur një sasi tritoli shpërtheu në derën hyrëse të një garazhi në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. E gjithë fasada qepenit u dëmtua, përfshirë disa garazhe ngjitur. Edhe 4 makina të parkuara aty pranë, u dëmtuan.
Garazhi rezulton në pronësi të biznesmenit Elvis Kosova, i cili grupit hetimor i tha se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Megjithatë, blutë dyshojnë se vendosja e tritolit në pronën e tij mund të jetë një mesazh paralajmërues për shkak të konflikteve të mundshme të tij me persona të tjerë.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit nr. 1 panë autorin, të maskuar, i cili pasi lë sasinë e lëndës plasëse largohet në këmbë, pa lënë gjurmë. Për zbardhjen e ngjarjes po vëzhgohen kamera në distancë, tek të cilat hetuesit shpresojnë të gjurmojnë autorin.
“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara. Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
39-vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritetet policore dhe të drejtësisë. Në gusht të vitit të shkuar ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.
Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si "Visi i garave".
Elvis Kosova është emër i njohur edhe më parë për policinë, dhe me precedent penal. I njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, por rezulton të jetë liruar disa ditë më vonë.
Para hetuesve ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Lëndën plasëse e ka lënë në pjesën hyrëse të garazhit dhe nga fuqia plasëse janë dëmtuar 4 makina të parkuara afër, jashtë garazhit.
Komente

Qe nga fytyra duket rop…. Se kot nuk ta vendos njeri
Përgjigju