Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka ndarë një foto nga darka informale në Tiranë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në kryeqytet.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”,- shkruan Von der Leyen në rrjetet sociale.
?In Tirana for the meeting of the European Political Community.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2025
It is the first one in the Western Balkans.
What a powerful symbol.
Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.
We share a continent. And a common future. pic.twitter.com/mf7EbAwp9L
Nesër kryeministri Rama do ta nisë ditën me disa takime që do t’i paraprijnë samitit të Komunitetit politik Evropian. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Në total, gjatë ditës, Rama do të ketë 10 takime dypalëshe me homologë të ndryshëm evropianë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin turk Rexhep Erdogan. Nuk do të mungojnë as takimet bilaterale mes udhëheqësve të vendeve të ndryshme.
Samiti i nis punimet paradite nën drejtimin e kryeministrit EdI Rama dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Agjenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare.
E shtuna e 17 majit, do të jetënjë ditë e ngarkuar me dy vizita të tjera zyrtare, atë të presidentes së Moldavisë, Maja Sandu dhe më pas atë të presidentit francez Emnanuel Macron. Ky i fundit, në vizitën e tij të dytë zyrtare në Tiranë, brenda një viti e gjysëm, do të shoqërohet këtë herë dhe nga bashkëshortja.
Komente
